FITORJA

Në UKZ organizohet konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Konferenca e Tretë Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbledhur personalitete të njohura nga shkenca si Akademikë, profesorë universitar dhe studiues të tjerë të rijnë nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Arbona Xhemajli, Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore në UKZ njëherësh kryetare e Këshillit Organizativ, prezantoi Komunitetin e Kërkimit dhe Zhvillimit shkencor të Konferencës, ku penalistë ishin, Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Ilir Gjinolli, Anëtar i Këshillit Drejtues të Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Jusuf Zejneli, Rektor i Universitetit Publik të Tetovës dhe Leonora Bunjaku Morina nënkryetare e Komunës së Gjilanit.
Hapjen e Konferencës e bëri Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku i cili përshëndeti të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje në Konferencën e Tretë Vjetore, UKZ AC 2024, me temën: “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore”.

Rektori tha se kjo konferencë përfaqëson një moment kyç në përpjekjet tona për të kuptuar dhe modeluar ndikimet e globalizimit të thellë, pabarazive të qëndrueshme, diversitetit demografik dhe degradimit ambiental që sfidojnë shoqërinë tonë bashkëkohore dhe gjithë planetin.
“Përderisa ne aspektin global janë bërë hapa të mëdhenj në adresimin e varfërisë, vazhdimësia e strategjive aktuale të zhvillimit nuk mjafton për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Progresi ekonomik dhe social mbetet i pabarabartë, dhe kriza financiare globale ka zbuluar brishtësinë e progresit. Për më tepër, degradimi ambiental në rritje po imponon kostot gjithnjë e më të larta mbi shoqëritë tona, duke kërkuar një ndryshim transformues në nivelet lokale, kombëtare dhe globale. Pabarazitë në përparimin ekonomik dhe social mbeten të dukshme, dhe krizat financiare globale e ka zgjeruar më tej brishtësinë e këtij përparimi” ka thënë Dërmaku.

GRANDEMALL

Rektori tha se temat kryesore te Konferencës e 3-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”, ne pese sesionet e saj, përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, teknologjinë dhe inovacionin, sigurinë e ushqimit dhe të energjisë, dhe ndikimin e urbanizimit në vendet në zhvillim.

Në fjalën e tij, Artan Dërmaku ka thënë se Konferenca, “Trendet dhe sfidat në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore” dhe çdo seksion dhe diskutim në këtë konferencë është i dizajnuar për të nxitur një qasje multidisiplinare në kërkime, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërsektorial për të adresuar sfidat me të cilat përballemi. Kjo konferencë të shërbejë si një dëshmi e angazhimit tonë për ekselencë akademike dhe për përkushtimin tonë për të kontribuar në mënyrë të qarte në zhvillimin progresiv shoqëror.

Duke ju dëshiruar të gjithëve punë të mbarë në konferencë, Rektori ka thënë se kjo konferencë le te shërbej si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, ideve dhe strategjive që do të ndihmojnë në arritjen e këtyre objektivave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.