Shënohet 10 vjetori i pavarësimit të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të Vitisë
Viti – Të enjtën në Pozheran të Vitisë u festua 10-të vjetori i pavarësimit tē SHMLM “Kongresi i Manastirit”.
Organizimi për festimin e pavarësimit të Shkollës së Mesme të Lartë Mikse (SHMLM) “Kongresi i Manastirit” në Pozheran u bë nën udhëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle, Mufail Halabakut, dhe trupit arsimor, ku drejtori foli për sukseset e nxënësve në këtë shkollë, ai potencoi edhe përkushtimin e mësimdhënësve për punë sa më cilësore duke iu përkushtuar teknologjisë dhe metodave të reja për punë të kapshme, sa më efika, te nxënësit.
Pastaj fjala iu kalua edhe ish-drejtorit, Fadil Ramiqit, ku, ai foli për historikun e shkollës duke potencuar zhvillimet e funksionimit në vështirësi para lufte të shkollës që atëherë ishte paralele e ndarë e Qendrës Shkollore “Boro e Ramizi”, tashmë “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ai shpjegoi për vështirësitë, po edhe për sukseset që pati shkolla para dhe pas pavarësimit të saj.
Pati edhe programe kulturo- artistike të organizuara nga nxënësit e kësaj shkolle, ku së fundi me kënaqësi u pritë rapsodi pozheranas, Fadil Zyka, ma ca këngë folklorik./sami arifi/rajonipress/