UBT

Në qendër të Gjilanit, Lutfi Haziri zbulon bustin e heroit kombëtar, Skënderbeut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, kanë bërë zbulimin e bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, i cili u vendos para Kuvendit Komunal të të Gjilanit.

“Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, pas zbulimit të bustit.

Po ashtu, kreu i Gjilanit në këtë ngjarje ka përkujtuar edhe Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, për të cilët tha se na mësuan se si luftohet për të fituar lirinë.

FIDANISHTJA

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të Flakës së Janarit, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymëzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, busti i Skënderbeut është vendosur me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, ndërkaq e ka punuar skulptori, Jetullah Haliti – Eti. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.