Në PDK rritet konkurrenca për të hy në listën garuese për deputet

Gjilan – LDK, AAK por edhe PDK në Gjilan po bëjnë përpjekje që ta ndryshojnë kandidimin për deputet duke ofruar para qytetarëve kandidat serioz dhe që prioritet i kanë hallet e qytetarëve.
Partitë opozitare në Gjilan janë duke u marr me listat garuese për deputet.
Derisa LDK pothuajse ka përzgjedhur listën e kandidatëve ose është përcaktuar për kandidatët, AAK sipas Ardian Azemit ka kuadro dhe kandidat shumë serioz që i duhen Gjilanit dhe Anamoravës.
Kurse Riad Rashiti nga PDK tha se edhe ky subjekt ka kandidat të mirë dhe të gatshëm që të ndihmojnë qytetin e Gjilanit dhe përfaqësimin e saj në nivel qendror.
“Sigurisht që kemi, edhe pas 2-3 palë zgjedhjeve të kaluara nacionale, tani kemi konkurrencë për me hy në listën garuese për deputet dhe do të mundohemi që të bëjmë një përzgjedhje reale e cila u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve” tha Rashiti./rajonipress/