GRANDEMALL

Në Lëbushë të Deçanit me nderime të larta varroset Rexhë Sadriaj, edukator i shumë brezave në shkollat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sot, në varrezat e fshatit Lëbushë të komunës së Deçanit, me nderime të larta është varrosur Mr.Sc. Rexhë Sadriraj, edukator i shumë brezave në shkollat e Prishtinës, Pejës dhe Deçanit.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në Amfiteatrin e Kuvendit Komunal të Deçanit, është organizuar mbledhje komemorative.

Me këtë rast familjarëve, kolegeve, nxënësve dhe miqve të shumtë të tij, me pikëllim e dhembje u është drejtuar z. Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit.

Ai ka dhënë se Mr.Sc. Rexhë Sadriaj, profesor shumëvjeçar i lëndës së biologjisë dhe ish-drejtor në vitet më të vështira i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, do të kujtohet si njëri nga mësimdhënësit më të përgatitur dhe më të përkushtuar, jo vetëm në Dukagjin, por edhe më gjerë.

Rexhë Sadriaj, pas përfundimit të studimeve me sukses të shkëlqyeshëm në FSHMN, dega Biologji të Universitetit të Kosovës, regjistrohet në shkallën e tretë të studimeve në Zagreb të Kroacisë.

Uji Dea

Ai në këtë Universitet specializohet në afatin e paraparë dhe merr gradën shkencore Magjistër i mikrobiologjisë.

Rexha punën prej edukatori dhe pedagogu e kreu me shumë dashuri. Andaj, lajmin mbi vdekjen e tij, të papritur përveç familjarëve dhe farefisit e kanë pritur me dhembje e lot, ish- kolegë e nxënës të shkollave në Deçan, Prishtinë e Pejë.

Familja Sadrijaj gjatë ditës së sotme ka pranuar qindra telegrami ngushëllimi nga mbarë Kosova dhe Diaspora.

Telegrame ngushëllimi familjes Rexhaj, i kanë ardhur edhe nga Berati e Tirana, ku Rexha ka pasur miq të shumtë të të vëllait Ymer Sadriaj, i cili pas zullumit të madh serbë herët pati ikur në Shqipëri./arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.