ARKATANA

Në Kosovë restaurant “Bujana” është i vetmi vend që ka ushqime vendore e autentike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Asociacioni i Hotelerisë Ballkanike “BAHA”, sot, me një grup të stafit të tij, u gjend në Gjilan në Restaurantin “Bujana”, në Gjilan. Këtë Asociacion të Hotelerisë e udhëheq sekretari i tyre, Branko Krivokapiq. Në Restaurant “Bujana”, të Gjilanit shoh se ka menaxhim të mrekullueshëm, ku stafi i saj është plot shend dhe bën të jemi komod për këtë pritje fort të pëlqyeshme. Sot, tek unë ishte një ndjenjë e papërshkruar, një restorant me ushqime, pritje dhe me staf që pak kund kam parë, tha Krivokapiq.

Me Branko Krivokapiq, zhvilluam një bisedë rasti, i cili na tha se vjen nga Mali i Zi, por jeton në Beograd.

ARKATANA

Ai ishte një menaxher i këtij asociacioni, i cili tha se, qëllimi kryesor i këtij Asociacioni në fjalë është që Ballkani të tregohet si një vend i bashkuar që e ka qëllime të njëjta të jetës e punës. “Të gjitha vendet në Ballkan, shtoi B. Krivokapiq, – ndonëse janë të vogla dhe, si të tilla, ato nuk do të kenë respektin si të tilla, por si ta bashkuar, do të jenë më të fuqishme në çdo fushë të biznesit etj. Ne, në atë drejtim do të punojmë, ku përherë kemi problem me politikajt, të cilët na shfaqin probleme, ku ne e shohim Ballkanin si njësi e bashkuar, të cilët, politikajt pak e vërejnë apo pak nuk e vërejnë këtë segment të kësaj gjendjeje. Pra, ne punojmë larg tyre, larg politikës. Ne, me këtë rrugëtim e kemi vizituar Malin e Zi, mandej do të gjendemi në Tiranë, e do të shkojmë në vizitë në Brod, sot jemi në Gjilan etj. Por, rrugëtimi ynë nuk do të ndalet dhe do të shkojmë në Ohër e në Sofje të Bullgarisë. Projekti ynë e ka emrin: “Mrekullia e Ballkanit”. Ky është motivi ynë. Mendojmë nga ushqimi ynë dhe verërat, u bëjmë ftesë t’ju themi turistëve se këto sende, të jenë të përbashkëta. Pra, ka gjëra që janë të përbashkëta, ku ushqimet dhe verërat, por ka gjëra që dallohen njëra prej tjetrës. Nga sa kam bërë udhëtime nëpër Ballkan, ushqimin më autentik e tradicional e ka Kosova. Sepse, kuzhinat të vendeve tjera perëndimore, janë me ndikim prej vendeve tjera. Ato janë të mira, por janë të ndikuara nga kulturat perëndimore. Por, Kosova është vendi më autentik që prodhon ushqime vendore pa ndikime nga vendet tjera. Vetëm turistët i vlerësojnë këto ushqime dhe i preferohen këtij vendi.

Të shtoj edhe këtë, tha Branko Krivokapiq, sekretar i Hotelerisë Ballkanike se, këtu sot, në këtë Restaurant “Bujana”, të Gjilanit shoh se ka menaxhim të mrekullueshëm, ku stafi i saj është plot shend dhe bën të jemi komod për këtë pritje fort të pëlqyeshme. Sot, tek unë ishte një ndjenjë e papërshkruar, një restoran me ushqime, pritje dhe me staf që pak kund kam parë, tha B. Krivokapiq./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.