Në Gjilan hapet një restorant – kuzhinë ndryshe, dominojnë ushqimet e shijshme dhe gatimet tradicionale

Gjilan – Ne specializohemi në ofrimin e një shumëllojshmërie ushqimesh të shijshme, nga supat e freskëta, picat dhe pastat, deri te specialitetet në skarë, ushqimet e detit dhe gatimet tradicionale. Menyja jonë është krijuar për të kënaqur çdo shije, qoftë që kërkoni një mëngjes të bollshëm, një sandwich të shpejtë apo një rizoto plot shije thotë Genci Shala njëri nga pronarët e restorantit – kuzhinës Hap!rri.
Kurreshtja e shumë qytetareve gjilanas këto ditë ishte drejtuar kah pritja për tu hapur një restorant modern, në formë të kuzhinës suedeze, me shërbime të lloj llojshme të ushqimeve tradicionale.
Tani restoranti Hap!rri është hapur dhe aty punojnë 15 punëtor.
Genci Shala njëri nga mbikëqyrësit tha se hapja e kësaj kuzhine është pritur mirë në publikun gjilanas sepse aty e gjejnë vetën dhe afaristi, edhe mësuesi, edhe punëtori i rëndomte, edhe zyrtari komunal, edhe mjeku dhe të gjithë ata që janë merakli të ushqimeve vërtet tradicionale.
Shala tha se ne specializohemi në ofrimin e një shumëllojshmërie ushqimesh të shijshme, nga supat e freskëta, picat dhe pastat, deri te specialitetet në skarë, ushqimet e detit dhe gatimet tradicionale.
“Menyja jonë është krijuar për të kënaqur çdo shije, qoftë që kërkoni një mëngjes të bollshëm, një sandwich të shpejtë apo një rizoto plot shije. Përveç kësaj, ne ofrojmë një linjë të dedikuar shërbimi me gjellë të përditshme dhe gatime shtëpie, për të siguruar komoditet dhe cilësi për klientët tanë. Në Hap!rri, ne vëmë në prioritet përbërësit e freskët, shërbimin e shkëlqyer dhe një atmosferë të ngrohtë për të gjithë vizitorët tanë. Na vizitoni dhe shijoni një përvojë unike kulinare” tha Genci Shala./rajonipress/