GRANDEMALL

Në Komunën e Vitisë ndihmohen rreth 500 familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë së bashku me Shoqatën Humanitare ”Vitia” dhe të gjitha shoqatat humanitare nga kjo komunë që veprojnë në diasporë, nga prag të festës së Vitit të Ri kanë shpërndarë sot pako ushqimor për rreth 500 familje skamnore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë aksion, duke veçuar kontributin e diasporës vitiase, e cila sipas tij gjithmonë ka qenë shtyllë kryesore e ekonomive familjare në Kosovë.

Haliti gjithashtu ka thënë se kjo nismë po vazhdon prej 4 vitesh rresht, nga ku po përfitojnë edhe familjet skamnore që jetojnë në kushte të rënda dhe që nuk kanë strehë, duke përmendur shumë shtëpi që janë ndërtuar për këto familje.

Uji Dea

E, Xhavit Islami nga Shoqata “Vitia” pasi falënderoj të gjithë donatorët që bënë të mundur realizimin e këtij aksioni shtoj se edhe në të ardhmen kjo shoqatë do të jetë pranë të nevojtarëve.

Përndryshe u bë ditur se Komuna e Vitisë dhe Shoqata “Vitia” do të përurojnë dy shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe atë në fshatrat Gërmovë dhe Gjylekar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.