Eko Higjiena

Në Kamenicë ka pak shkelje të të drejtave të njeriut?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sipas Nazmije Demollit gjatë këtij viti në zyrën e sajë nuk ka pas raste të lajmëruara për shkelje të të drejtave të njeriut. “Kjo zyre ka një bashkëpunim të mirë me avokatin e popullit, ku çdo muaj janë organizuar ditë të hapura me qytetarë, mirëpo ankesa nuk ka pasur nga ana e qytetarëve. Kështu që mund të themi se të drejtat e njeriut në komunën e Kamenicës janë në nivelin e kënaqshëm përderisa nuk ka ankesa nga qytetarët” tha ajo.

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, ka organizuar një diskutim në shkollat e Kamenicës që nga ora e parë mësimore i është kushtuar Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe rëndësisë së 10 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut.

Koordinatorja e NJKDNJ, Nazmije Demolli-Kastrati, ka përgatitur një fletëpalosje lidhur me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe rëndësinë e 10 dhjetorit të cilën e ka shpërndarë në shkolla, qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme në nivel komunal.

Eco Higjiena

Sipas Demollit gjatë këtij viti në zyrën e sajë nuk ka pasur raste të lajmëruara për shkelje të të drejtave të njeriut. “Kjo zyre ka një bashkëpunim të mirë me avokatin e popullit, ku çdo muaj janë organizuar ditë të hapura me qytetarë, mirëpo ankesa nuk ka pasur nga ana e qytetarëve. Kështu që mund të themi se të drejtat e njeriut në komunën e Kamenicës janë në nivelin e kënaqshëm përderisa nuk ka ankesa nga qytetarët” tha ajo.

Demolli duke folur për Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut që garantojnë të drejtën për shkollim si e drejtë që e mundëson formimin dhe zhvillimin e plotë të personalitetit të njeriut si dhe e drejta për të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, ka thënë se nga kjo e drejtë janë privuar fëmijët me gjendje ekonomike të rëndë të cilët janë të detyruar të bëjnë punë të ndaluara me të gjitha konventat ndërkombëtare prandaj e ndërprenë shkollimin. “S`i pasojë e kësaj kemi rritje të analfabetizmit në Kosovë. Viktima të kësaj janë edhe fëmijët e pakicave etnike dhe në veçanti fëmijët e pakicës etnike rome. Megjithatë në Republikën e Kosovës, janë arritur rezultate të konsiderueshme në këtë aspekt, por duhet vazhdimisht t’i kushtojmë rëndësi të veçantë realizimit praktik të drejtave të njeriut të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës” ka thënë Demolli./rajonipress/