Uji Dea

Në Kamenicë Grupi i Grave debaton për Projekt-Buxhetin për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me Grupin e Grave.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Arlindë Sejdiu, Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Nazije Demolli, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teutë Kastrati, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, gra nga fshatrat për rreth, OJQ dhe të tjerë.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim, ku ka thënë se pjesëmarrja e grave ka rëndësi të veçantë, pasi që mund t’i shprehin lirshëm kërkesat e tyre.
“Ju mund t’i paraqitni projektet, propozimet për lokalitetet ku ju jetoni. Ne pastaj ato kërkesa do t’i shqyrtojmë një nga një dhe ato që janë më të rëndësishme do t’i fusim në listën e projekteve për vitin 2024. Kështu kemi punuar edhe vitin e kaluar mirëpo me gra kemi organizuar vetëm një dëgjim. Këtë vit e kemi paraparë të zgjerojmë rrethin dhe të vijmë ne këtu dhe në lokalitete tjera t’i dëgjojmë gratë. Ne sot do t’i marrim kërkesat tuaja ku do t’i shqyrtojmë dhe do t’i paraqesim në buxhetin e vitit 2024. Kemi një rritje të buxhetit prej 17,48% krahasuar me vitin 2023, saktësisht 14 milion e 546 mijë e 545 euro është për vitin 2024″, ka thënë ajo.

Eco Higjiena

Kërkesat që gratë paraqiten kishin të bëjnë me: rregullimin e ujësjellësit, shenjëzimin e rrugëve, vendosjen e pengesave në rrugë, shtigje për ecje, largimin e mbeturinave të ngurta, çerdhe, asfaltim të rrugëve, kanalizim.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.