Rahimaj: Ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin
Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i urës në Koretin. “Edhe një kërkesë të kamotshme të banorëve të Koretinit, i kemi dhënë përgjigje” ka thënë Rahimaj.
Ky investim në këtë urë, ka arritur vlerën e 83,000 eurove dhe është një investim i plotë nga Komuna e Kamenicës.
Ura në fjalë, është ndërtuar sipas standardeve të përcaktuara dhe nevojave edhe për personat me nevoja të veçanta.
Ai gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tjera./rajonipress/