Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e rënë më 11 Maj 1999

Kamenicë – Në këto homazhe u tha se kontributi për liri nuk do të harrohet dhe do të kujtohen gjithmonë me nderime e krenari.
Shefi i Kabinetit Vaxhid Rexhepaj së bashku me Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe qytetarë e familjarë përkujtuan dhe nderuan dëshmorët, Asllan Thaqi, Ismajl Ismajli, Selver, Emin e Nevzad Kryeziu, Mehmet Sabedini e Ramadan Latifaj, me rastin e 26 vjetorit të rënies.
Ata bënë homazhe tek lapidari i Asllan Thaqit në Karaçevë, Ismajl Ismajlit në Kopernicë, Selver, Emin e Nevzad Kryeziut në Roganë, Mehmet Sabedinaj e Ramadan Latifaj në Hogosht.
Në këto homazhe u tha se kontributi për liri nuk do të harrohet dhe do të kujtohen gjithmonë me nderime e krenari./rajonipress/