Mobi Casa

Në Kamenicë fillon aksioni “Solidariteti në Vepër”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Kamenicë ka filluar aksionin për solidaritet i cili është tradicional dhe organizohet çdo vit në muajin tetor (1 tetor-31 tetor).

Për këtë periudhë qytetarët mund të ofrojnë ndihma në veshmbathje, ushqime, shtrojë, mbulojë, ndihmë financiare e gjithçka që kanë mundësi, në degën e Kryqit të Kuq në Kamenicë.

GRANDEMALL

“Bartës kryesor i këtij aksioni është dega e Kryqit të Kuq së bashku me vullnetarët tanë që do të ndihmojnë në grumbullimin e gjësendeve të cilat do t’i shpërndahen familjeve në nevojtare më vonë. Për gjërat e dhuruara si gjëra ushqimore, veshmbathje e tjera do të merrni dëshminë, ndërsa për mjetet financiare të dhuruara do të merrni poenat në vlerë prej 1, 5 dhe 10 euro , mjetet financiare mund t’i dhuroni edhe përmes numrit të xhirollogarisë së Degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, 1702001010927083-NLB Prishtina”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë.

Sipas këtij njoftimi Kryqi i Kuq pret që këtij aksioni t’i bashkëngjiten të gjithë qytetarët, qoftë edhe me një kontribut shumë modest.
“Ndihmat tuaja mund t’i sillni edhe vet drejtpërdrejtë në zyrat e degës së Kryqit të Kuq në Kamenicë, rr.”Nëna Terezë”, pa numër, afër Zjarrfikësve ose mund të kontaktoni në numrat e telefonit 0280\371-213 ose 044-238-392”, thuhet tutje në njoftimin e Kryqit të Kuq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.