GRANDEMALL

Synohet përfshirja më e madhe e komuniteteve në jetën institucionale

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Në kuadër të projektit ”Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja, ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës Kadri Rahimaj dhe Nënkryetaren për Komunitete Aleksandra Jovanovic.

Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, fillimisht i ka njoftuar krerët institucional të Komunës të Kamenicës lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt duke thënë se “Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është mbështetja e institucioneve lokale ne trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetareve me theks të veçante komuniteteve, ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve te komuniteteve dhe përfshirja e tyre në procesin e ri integrimit në shoqërinë Kosovare”.

Eco Higjiena

Ndërsa Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetaren për Komunitete Aleksandra Jovanovic, janë shprehur se do t’i përmbushin të gjitha obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar një bashkëpunim edhe më të mirë me shoqërinë civile me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të komuniteteve, në jetën institucionale dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.

Projekti ”Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Zyra e Kryeministrit /Zyra për Çështje të Komuniteteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.