Në Kamenicë raportohet për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje
Kamenicë – Nazmi Hoti, rreshter në Policinë e Kosovës në Kamenicë theksoi se ka filluar të rritet numri i rasteve të dhunës në familje, gjë kjo e cila është shqetësuese.
“Numri i rasteve në familje është shqetësues dhe tek ne mbrëmë është evidentuar rasti i 30.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët e KKSB-së, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga FSK, përfaqësues nga KFOR, OJQ dhe të tjerë.
Rahimaj ka hapur këtë mbledhje ku ka paraqitur rendin e ditës.
Në rend dite për t’u diskutuar ishin këto pika:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Mbrojtja e qytetarëve në nevojë për shërbime sociale dhe familjare si mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve për viktimat e dhunës në familje deri në integrimin e viktimës;;
3.Të ndryshme.
Pas paraqitjes së rendit të ditës nga Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati njëherësh Koordinatore edhe e Mekanizmit Komunal kundër Dhunës në Familje, u kërkua që në rend dite të hyjë edhe pika lidhur me aktivitetet që janë realizuar në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në bazëgjinore”, pikë kjo e cila u votua që të jetë pjesë e rendit të ditës.
Në këtë mbledhje përfaqësuesja nga Qendra për Punë Sociale në Kamenicë, Kimete Kryeziu, ka paraqitur shërbimet që kjo Qendër ofron lidhur me viktimat e dhunës në familje.
“QPS ofron shërbime sociale për të gjithë individët dhe familjet pavarësisht komunitetit. Për vitin 2024 kemi 29 raste të dhunës në familje ku prej tyre janë gjithsej 16 femra dhe 13 meshkuj. Nga këto raste 21 janë të komunitetit shqiptar, 7 nga komuniteti rom, dhe 1 nga komuniteti serb. Statistikat tona në shumicën e rasteve nuk përputhen me ato të institucioneve tjera si Policia apo Gjykatat, kjo pasi që rastet tek ne njëherë evidentohen dhe nëse kemi raste të përsëritura ato janë të evidentuara në sistem vetëm se i shtohen shërbimet. Dhe deri më tani kemi 10 raste të përsëritura. Shumica e rasteve janë të dhunës në familje dhe janë raporte si familjar por kemi edhe raste bashkëshortore”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera Kryeziu ka përmendur edhe vështirësitë që po hasin si Qendër.
“Problemet me të cilat përballemi janë kryesisht në riintegrim të viktimave ku kemi mungesë të shërbimeve si banimi social, pastaj mungesa e buxhetit emergjent e QPS-së ku kjo është e rregulluar edhe me Ligjin për Dhunë në Familje, pastaj mungesa e shërbimeve për kryrësit e dhunës në familje sidomos atyre me probleme mendore”, ka thënë ajo.
Kadri Rahimaj në këtë takim theksoi se asnjë dhunë nuk është e pranueshme dhe se plaga që marrin viktimat e dhunës në familje janë të rënda edhe në procesin mendor.
“Ne si institucione jemi duke bërë punë në këtë drejtim. Komuna e Kamenicës ka një marrëveshje me OSBE lidhur me strehimoren ‘Liria’ në Gjilan ku nga 2 mijë Euro është rritur shuma në 5 mijë Euro për strehim të këtyre viktimave. Të gjithë e dimë që trajtimi i këtyre viktimave nuk e ka një formë, dhe për këtë është e vështirë edhe për anëtarët e QPS-së”, u shpreh Rahimaj.
Edhe, Nazmi Hoti, rreshter në Policinë e Kosovës në Kamenicë theksoi se ka filluar të rritet numri i rasteve të dhunës në familje, gjë kjo e cila është shqetësuese.
“Numri i rasteve në familje është shqetësues dhe tek ne mbrëmë është evidentuar rasti i 30. Mund të themi që deri më tani lëndimet që viktimat kanë marr fatmirësisht nuk janë shqetësuese. Ne si institucion jemi çdoherë të gatshëm për mbrojtjen e qytetarëve dhe në kuadër të kësaj kemi bashkëpunim edhe me QPS dhe organet tjera. Policia në qendër ka filluar ndërtimin e mekanizmave për përgjim ndaj personave që e shkaktojnë këtë dhunë, dhe ky është një hap i duhur për të parandaluar këtë dukuri”, ka thënë ai./rajonipress/