ARKATANA

Në Kamenicë debatohet për draftimin e planit të veprimit të mekanizmit koordinues komunal kundër dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-ja) mbajti punëtorinë me temë: Draftimi i Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje në Kamenicë”.

Kjo punëtori mblodhi së bashku anëtarë të mekanizmit koordinues komunal të Kamenicës, përfaqësues të drejtorive relevante nga komuna, Policia e Kosovës, zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, agjensioni për ndihmë juridike falas, qendra për punë sociale, strehimorja “Liria” Gjilan, Grupi i Grave të Kamenicës, shërbimi sprovues nga Ministria e Drejtësisë, zyra për ndihmë juridike falas, zyrtarja për barazi gjinore, etj.

Takimin e hapi Artan Murati, Zyrtar i Lartë Ligjor pran Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili duke falënderuar anëtarët e MKKDHF për angazhimin e tyre, theksoi se OSBE-ja do të jetë gjithmonë mbështetëse në ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të MKKDHF.

Hidromorava

Ndërsa, Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli-Kastrati, falënderoi anëtarët e MKKDHF për pjesëmarrjen në këtë takim dhe për kontributin që ata dhanë në hartimin e Planit të Veprimit të MKKDHF.

Ajo ndër të tjera prezantoj propozimet dhe idetë e planit ku theksoi se përpilimi i këtij plani do të përmirësoi efikasitetin e mekanizmit komunal në parandalim dhe, reagim ndaj dhunës në familje, si dhe koordinim më të mirë në planifikimin e aktiviteteve që duhet të implementohen në nivel lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.