Në Kamenicë debatohet për parandalimin e dhunës dhe dukuritë negative nëpër shkolla
Kamenicë – Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi dhe pasqyrimi i formave të dhunës qoftë dhuna fizike, psikologjike, ekonomike, familjare apo dhuna përmes rrjeteve sociale, duke mos i anash kaluar edhe dukuritë negative përdorimi i duhanit, alkoolit, drogave dhe armëve nëpër shkolla si dhe parandalimi i dhunës, roli i Mekanizmave Koordinuese kundër dhunës.
Organizata Jo-Qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative nëpër shkolla”, ka mbajtur debatin lidhur me “Parandalimi i dhunës dhe dukurive negative nëpër shkollat e Komunës së Kamenicës”.
Qëllimi i organizimit të debatit ishte diskutimi dhe pasqyrimi i formave të dhunës qoftë dhuna fizike, psikologjike, ekonomike, familjare apo dhuna përmes rrjeteve sociale, duke mos i anashkaluar edhe dukuritë negative përdorimi i duhanit, alkoolit, drogave dhe armëve nëpër shkolla si dhe parandalimi i dhunës, roli i Mekanizmave Koordinuese kundër dhunës.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre se si duhet bërë parandalimi i dukurive negative duke dhënë kontribut në nxjerrjen e rekomandimeve dhe konkluzioneve të cilat organizata Dardanapress do t`i adresojë te institucionet Komunale.
Në këtë debat kanë marr pjesë: Drejtori i Arsimit Afrim Dërvishi, Drejtoret e shkollave, Pedagog, Koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli Kastrati, Zyrtarja për Barazi Gjinore Kosovare Maroca si dhe stafi i Dardanapress-it.
Projekti “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative nëpër shkolla” është financuar nga Komuna e Kamenicës, Drejtoria për Kulturë Rinis dhe Sport./rajonipress/