RCCOLA

Fshati Koretin e votoi Kadri Rahimajn, por nuk e mbajti premtimin për rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Ministri Liburn Aliu pati premtuar koretinasve që nëse e votoni Kadri Rahimajn do të kemi rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza, ata e votuan Rahimajn, por, nuk morën shërbimin e premtuar ka shkruar Arsim Thaqi.

Postimi i plotë i Arsim Thaqit:

Kjo është gjendja e shtratit të lumit që qarkullon nëpër Koretin! Është viti i katërt i mandatit të qeverisë qendrore dhe viti i tretë i mandatit të qeverisë komunale dhe ende nuk kemi zgjidhjen e këtij problemi serioz ekologjik!

ARKATANA

Ministri Liburn Aliu pati premtuar koretinasve që nëse e votoni Kadri Rahimajn do të kemi rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza, ata e votuan Rahimajn, por, nuk morën shërbimin e premtuar!

Kur do të kemi zgjidhje të këtij problemi, këtë as vet pushtetarët nuk dinë me na e thënë?!!!