Mobi Casa

Në Kamenicë debatohet dhe promovohet Trashëgimia Kulturore e këtij qyteti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Si rekomandime dhe konkluzione të dala nga debati janë: Mirëmbajta e monumenteve, Përcaktimi i objektit dhe hapja e një Muzeu, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimi i resurseve kulturore, konservimi i artefakteve, punësimi i punëtorëve për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të vizitohen nga personat me nevoja të veçanta, dhënia në shfrytëzim të objekteve për hapjen e bujtinave, rritja e numrit të vizitorëve dhe turizmit me qëllim të zhvillimit socio ekonomik lokal, etj.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, ka organizuar debatin me temën Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Ndikimi në Zhvillimin Ekonomik Lokal.


Qëllimi i debatit ishte promovimi i vlerave kulturore historike, vend ndodhjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës për rëndësinë e trashëgimisë kulturore.

RCCOLA

Si rekomandime dhe konkluzione të dala nga debati janë: Mirëmbajta e monumenteve,
Përcaktimi i objektit dhe hapja e një Muzeu, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimi i resurseve kulturore, konservimi i artefakteve, punësimi i punëtorëve për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të vizitohen nga personat me nevoja të veçanta, dhënia në shfrytëzim të objekteve për hapjen e bujtinave, rritja e numrit të vizitorëve dhe turizmit me qëllim të zhvillimit socio ekonomik lokal,etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë:Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Rinë Matoshi Huruglica, zyrtarët e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, zyrtarët e Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtarë nga Zyra e Investimeve dhe Menaxhim të Projekteve, anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) , përfaqësues të Handikosit, Organizatat e Shoqërisë Civile, Media Lokale.

Projekti “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, është financuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport./rajonipress/