Hidromorava

Komuna e Kamenicës hap fushatën “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Fushata synon rritjen e ndërgjegjësimit, ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të barabartë për qytetarët.

Komuna e Kamenicës nisi sot fushatën globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” me një ecje simbolike, që përcolli mesazhin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe në familje, organizuar nga Zyrtarja për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha bashkë me Koordinatoren e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati dhe Grupin e Grave të Kamenicës.

Në këtë aktivitet morën pjesë Arlindë Sejdiu, Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme; Ardita Dërmaku, Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa; Dianë Kryeziu, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi, si dhe shumë zyrtare e përfaqësues komunalë të tjerë.

Mobi Casa

Fushata synon rritjen e ndërgjegjësimit, ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të barabartë për qytetarët. Gjatë ditës u shpërndanë materiale informuese për parandalimin e dhunës dhe kërkimin e ndihmës.

Organizatorët bënë thirrje për bashkëpunim të gjithë qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë./rajonipress/