Në kafiteri shkojnë me armë, kapen nga antidroga

Gjilan – Në rrugën ”Zija Shemsiu” në Gjilan në kafiterin “Papaku” njësia policore antidrogë ka vërejtur dy persona të dyshuar N.C. i lindur 1993 si dhe I.S. i lindur 1995 që të dy të dyshuarit me vendbanim në fshatin Llashticë njoftoj policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit ndaj tyre është gjetur një revole tek N.C.e kalibrit 6.35 mm pa municion, arma është konfiskuar.
Është kontaktuar prokurori shtetërorë i cili urdhëron që rasti të shkoj në procedurë të rregullt./rajonipress/