Hidromorava

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit: U intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

/ 1 minutë lexim / Foto: Dejona Mihali/Telegrafi

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, transmeton Telegrafi.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim.

HIDROMORAVA

Ndryshe, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016./Telegrafi/