Në Llabjan vidhet vetura, arrestohet i dyshuari

Gjilan – Në fshatin Llabjan, të Novobërdës është raportuar se nga person/a të panjohur është vjedhur vetura me targa vendore pronë e viktimës femër.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Pas procedurave policore vetura i është kthyer pronares, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/