HIDROMORAVA

Në Llashticë të Gjilanit policia dhe KFOR tërheqin një pako me eksploziv

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Llashticë, të Gjilanit ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera.

UBT

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR-i të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/