UBT

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2018” – i kushtohet Skënderbeut dhe demonstratave për Flamur

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, i cili është i 27-ti me radhë dhe organizohet për një muaj rresht, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.

“Sot shënojmë kryengritjen e parë të viteve 80-ta. Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Prishtinë u kryengritën për të na mësuar se si duhet të luftohet për drejtësi e liri. Jam i nderuar që në kuadër të këtij manifestimi pritet të hapet në Gjilan edhe Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë dhe edhe më shumë po begatohet ky aktivitet. Ky 27-vjetor i “Flakës së Janarit” është simbolika më e madhe se si duhet të nderojmë dhe respektojmë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pas homazheve.

Ai tha se Komuna e Gjilanit këtë vit ia ka kushtuar heroit Skënderbeu, në përvjetorin e madh të vdekjes dhe 50-vjetorin e kryengritjes për flamur.

Fundamenti

“Ne po presim që ky manifestim të respektoj nivelin kombëtar. Gjilani mbetet selia kulturore e këtij manifestimi, por edhe më tutje duhet të shtrihet në të gjitha nivelet. Dita e parë e 11 janarit shënon nderimin për të gjithë dëshmorët. Ky vit i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes dhe 50-vjetorit të kryengritjes së shqiptarëve për përdorimin e Flamurit”, ka shtuar Haziri.

Gjatë ditës, kryetari Haziri do të vizitoj edhe Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejt të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.