ARKATANA

Në Gjilan mbahet dëgjim publik për shpronësim të pronave për ndërtimin e rrugëve katër korsi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës, sot në Gjilan është mbajtur dëgjim publik me qytetarët me qëllim të njoftimit nga afër me procedurat e shpronësimit të pronave të paluajtshme për rrugët katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët- Kllokot dhe Gjilan-Livoç i Epërm.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga niveli lokal, drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha, drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu dhe ai i Shërbimeve Publikë dhe Infrastrukturës, Naser Korqa.

Qytetarët e shumë të pranishëm në këtë dëgjim publik, u njoftuan për së afërmi me parcelat që preken direkt nga ndërtimi i këtyre dy rrugëve përmes grafikoneve, duke interaktuar për të dhënë qëndrimet e tyre për detajet, kërkesat dhe rekomandimet e tyre.

ARKATANA

Samir Bruqi, zyrtar i lartë i Departamentit të Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, tha se vlerësimet e pronave do të bëhen në përputhje me ligjin për shpronësim, derisa pagesa e tyre do të bëhet në afatin sa më të shpejt të mundshëm.

Ai ka thënë se për pakënaqësitë eventuale sa i përket çmimeve të shpronësimit, qytetarët mund t’i drejtohen gjykatave.

Përndryshe, ndërtimi i rrugëve hyrëse dhe dalëse Gjilan-Livoç i Ulët-Kllokot dhe Gjilan-Livoç i Epërm, kap koston e mbi 14 milionë eurove, me investim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me implementim nga Ministria e Infrastrukturës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.