Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje, e mashtrim
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mashtrimi”./rajonipress/