Hidromorava

Në Gjilan hapet qendra psiko-sociale “Dritë” e cila trajton fëmijët me sindrome

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është hapur sot në Gjilan qendra psiko-sociale “Dritë”, e cila do të ofroj shëbrime për trajtimin e fëmijëve të prekur nga sindromet.

Kryetari i Komunës, Lufi Haziri, pasi e ka inauguruar këtë qendër, ka thënë se tash e tutje do të jetë një lehtësim i madh për Komunën, marrë parasysh faktin se fëmijët do të trajtohen më mënyrë profesionale, duke ndikuar në
integrimin e tyre.

“Hapja e qendrës “Dritë” është lajm shumë i mirë, meqë tash e tutje do të trajtohen fëmijët e prekur nga autizmi në mënyrë profesionale, duke ndikuar në integrim të plotë dhe aftësim për jetë. Misioni ynë si të zgjedhur politik është që t’i mbrojmë fëmijët në fazën e parë dhe t’i përgatisim për jetë sepse ata janë të barabartë. Për mua si kryetar do të jetë shumë lehtësim i madh”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

FIDANISHTJA

Ai ka paralajmëruar se gjatë javës do të ndahen fondet e grumbulluara për shoqatat, të cilat i trajtojnë fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, drejtoresha e kësaj qendre, Merita Kamberi, ka thënë se “Dritë” ka një staf profesional me psikolog, logoped e pedagog profesional, përderisa ofron shërbime në këshillim, psikoterapi individuale, psikoterapi grupore, terapi të çifteve e stimulim të vazhdueshëm akademik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.