ARKATANA

Në Dunavë të Gjilanit përurohet xhamia dhe mejtepi me emrin e Mulla Idriz Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prag të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në nderim të kontributit fetar dhe atdhetar të Mulla Idriz ef. Gjilanit, sot, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në fshatin Dunavë të Gjilanit, ka përuruar xhaminë dhe mejtepin e Mulla Idriz ef. Gjilanit, restauruar nga Ministria e Kulturës, respektivisht Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.

Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, përfaqësues të partive politike, bashkëfshatarë dhe familjarë të Mulla Idriz ef. Gjilanit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin fetar dhe kombëtar të hoxhës. “Në kohën kur pushtuesi serb po tentonte ta zhdukte gjithçka që ishte shqiptare e islame , figurat e shquara shqiptare, u vunë në ballë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë. Mulla Idriz ef. Gjilani, luftoi për kauzën e bashkimit kombëtar, për të cilën edhe ra heroikisht. Amanetin e tij dhe të atyre që ranë heroikisht në luftën e fundit, ne gjeneratat e reja duhet ta çojmë në vend” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Ministri Çeku tha se Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar për rikthimin në vendin e merituar të trashëgimisë kulturore islame. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtimin të madh dhe në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës për restaurimin e objekteve fetare islame.”

UBT

Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, tha se restaurimi i këtyre objekteve do t’ia kthejë hijeshinë këtij vendi dhe do ta bëjë atë qendër atraktive, ku qytetarët do ta vizitojnë dhe do të njihen me historikun dhe kulturën e vendit tonë.

Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit Naim ef. Aliu, falënderoi Ministrinë e Kulturës për bashkëpunimin ne restaurimin e këtyre dy objekteve, duke potencuar faktin se, vetëm në Gjilan, nga Ministria e Kulturës janë restauruar tri objekte të trashëgimisë islame.

Në emër të familjes së Mulla Idriz ef. Gjilanit, foli djali i tij, Isa Hajrullahu, i cili falënderoi Këshillin e Bashkësinë Islame të Gjilanit dhe Ministrinë e Kulturës për restaurimin e këtyre dy objekteve.

Krejt në fund, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ndau një mirënjohje për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, të cilën ia dhuroi Myftiu Naim ef. Tërnava./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.