Mobi Casa

Në Ditën e Policisë, Lutfi Haziri nderohet me mirënjohje për bashkëpunimin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në 19-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është nderuar me mirënjohje nga ana komandantes së Policisë Regjionale, Elmina Mahmuti.

“Faleminderit kryetar Lutfi Haziri për përkrahjen dhe bashkëpunimin e madh që keni treguar me stacionin policor dhe policinë regjionale në të mirë të komunitetit”, ka thënë Mahmuti në këtë ceremoni.

ARKATANA

Kryetari Haziri e ka falënderuar kolonelen Mahmuti për mirënjohjen, ndërkaq ka vlerësuar se ndihet jashtëzakonisht mirë që policia njihet se shtylla më e besueshme në jetën institucionale.

“Faleminderit për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e rëndësishëm që e kemi me policinë në shumë fusha, në mënyrë që të ruhet jeta dhe qetësia publike. Në këtë 19-vjetor ju uroj dhe falënderoj që Gjilanin e keni bërë qytetin më të sigurtë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Besoj shumë që ndiheni krenar me këtë fakt”, u shpreh Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.