UBT

Në Ditën botërore të zemrës, Hyseni i bashkohet aktivitetit të vetëdijesimit të klubit rotarian “Gjilani” për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën ndërkombëtare të zemrës, i është bashkangjitur aktivitetit të vetëdijesimit në qendër të qytetit, i organizuar nga klubi rotarian “Gjilani”, i cili ka për qëllim ta mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme.

Alban Hyseni, pasi përgëzoi klubin rotarian për iniciativën, ka thënë se preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë.

“Sot i jam bashkuar aktivitetit për shënimin e Ditës ndërkombëtare të zemrës dhe pas kontrollit nga doktori e kuptova që zemrën e kam mirë dhe fatmirësisht shenjat janë se do të jetoj gjatë. E rëndësishme është që klubi rotarian në Gjilan dhe profesionistët shëndetësorë po vazhdojnë të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë, ku po bëjmë thirrje dhe po mundohemi që t’i edukojmë sa më shumë për zemrën, ndërkohë që ruajtja dhe kujdesi për të është jashtëzakonisht e rëndësishme. Preventiva nënkupton që do të jetojmë më të shëndetshëm dhe më mirë”, ka thënë Hyseni.

Kryetari i klubit rotarian “Gjilani”, Fadil Rrahmani, ka thënë se kanë vendosur që ta shënojnë këtë aktivitet në mënyrë që sado pak të vetëdijesohen qytetarët për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Mobi Casa

Ndërkaq, kardiologu Besim Guda ka përgëzuar klubin rotarian për këtë kampanjë vetëdijesimi rreth problemeve shëndetësore dhe zemrës.

“Besoj që kjo kampanjë është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Kryesorja dhe më e rëndësishmja është prevenca, në mënyrë që të mos vije deri te shfaqja e sëmundjeve”, ka thënë dr. Guda.

Ndryshe, aktiviteti ka përfshirë matjen e tensionit të gjakut e glikeminë, derisa qytetarëve u janë shpërndarë fletushka lidhur mbi atë se çfarë është dobësia e zemrës, cilët janë faktorët e rrezikut, ankesat, pse duhet të trajtohet dobësia e zemrës, procedurat dhe kohëzgjatja e trajtimit dhe kontrolla përcjellëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.