FIDANISHTJA

Në Cërrnicë të Gjilanit policia sekuestron armatim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me datën 04.01.2025 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontrollë në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarve R.H. (viti i lindjes 1979), R.H (viti i lindjes 2002) dhe A.H. (viti i lindjes 2003) të gjithë meshkuj kosovar nga fshati Cernicë.

Kontrolli është realizuar pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative dhe sigurimit të provave se të dyshuarit mes të datave 31.12.2024-01.01.2025 dyshohet se kanë shtënë në ajër me armët e poshtëshënuara, armë të cilat janë sekuestruar gjatë kontrollit:

Uji Dea

· Një (1) pushkë gjuetie e llojit Liberti Arms e kalibrit 12 mm (me leje),
· Një (1) pushkë gjuetie e llojit Lupo Benelli e kalibrit 308 mm (me leje),
· Një (1) pistoletë e llojit Cervena Zastave (me leje),
· Një (1) pushkë automatike e llojit Thomson Submachine Gun e kalibrit 45 mm pa leje përkatëse,
· Një (1) pushkë gjuetie e llojit Benelli Agro
· Nëntëmbëdhjetë (19) gëzhoja të kalibrit 9×9 mm,
· Dymbëdhjetë (12) gëzhoja të kalibrit 7×76 mm,
· Dy (2) gëzhoja të kalibrit 306 mm,
· Shtatë (7) fishekë të kalibrit 9 mm,
· Pesë (5) karikatorë të zbrazet dhe
· Dyqind e gjashtëmbëdhjetë (216) fishekë të kalibrit 30.06 mm.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, rast i cili do të procedohen në Prokurorinë Themelore njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.