Uji Dea

Ndalohet automjeti me targa serbe, po kontrabandonte mbi 2000 targa të automjeteve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Më datë 03.09.2024 në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë pjesë e Serbisë dhe fshatit Stublinë në Kosovë njësia e task forcës – Lindje e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës ka vërejtur një automjet me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Automjeti i dyshuar të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull është ndaluar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara 20 pako me nga 100 copë korniza tē plastikës për targa tē automjeteve në total gjithsej 20000 copë, pa dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Fundamenti

Lidhur me rastin automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë “Dheu i Bardhë”, njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/