United Hospital

Në 66 vjetorin e lindjes së poetit Alush Canaj, poezi të zgjedhura nga autori

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot është 66 – vjetori i lindjes të poetit dhe atdhetarit ALUSH CANAJ . Në shenj të kësaj dite po u sjellim një tufë vargjesh të tij nga libri “Mbrëmë e putha lirinë”, ku është e plotë krijimtaria letrare, botuar nga SHB “Faik Konica,”Prishtinë, 2018.

ALUSH CANAJ

ËNDRRA NË KRAHËT E ERËS

Fusha mbylli sytë
edhe qielli
me këngë t`kaltra.
Vrik erdhi gjumi
më çoi te lumi
era në breg
me mori mbi flatra.

Fluroja fushës,
fluturoja malit
sikur me raketë!
Pylthit me lulëkuqe
vizitova një mollëkuqe
n`pallat të zambakut
në katin e tretë.

Peshqit në det
më mësuan not
te i Dashurisë Kep.
As vetë nuk e di
si rashë në thellësi.
Kur më puthi nëna,
unë: sa një plep!

(1969)

ÇKA I DUHET LULES

Lules i duhet uji,
pa ujë s`mund të rritet.
I duhte edhe dielli
n`luhare të kolovitet.

Ndonjë flutur e kopshtit
krahët me pranverë,
t`ia puthë faqet pikaloshe
kur t`i shkon në derë.

Nuk bënë pa puhizën
që shetitë nëpër fushë,
e freskon me shami t`vet,
e gicilitë në gushë.

Një dorë e vogël piktori
i duhet lules laureshë,
ta pikturojë nga dritarja
saherë të buzëqeshë.

(1971)

FLAMURI MBI KULLË

Më ndjekun ujqit
për flamurin mbi kullë.

Copa-copa do të më bajnë
si drenushën e pafajshme,
nëse më kapin në maje të lisit.

Ulurojnë,
lisin duan ta rrëxojnë
po rranjet e tij thellë në Iliri.

Si lumi kur del nga shtrati
zemërimi rritet e rritet
plasin nga inati
Flamuri mbi kullë valvitet.

Fundamenti

Kallnor, 1972

FLAMURI S`BIE

Ujqit edhe ditën ulurojnë,
duan të na frikësojnë.

Shqiponja jemi ne,
mbi ta bëhemi rrufe.

Dikush edhe vritet,
flamuri s`bie. Valvitet.

Kallnor, 1972

MRËMË E PUTHA LIRINË

Mrëmë
e pashë në ëndërr
Lirinë.
Ishte si manushaqe,
e putha në faqe.

S`kaluam as dy hapa
qentë na lehnin prapa.

S`di si u afruan,
Prangat na i vunë.

(1971)

TE TIRANA

Te Tirana
Nana,
edhe motër Zana.
Atë dimër na ndanë
e lisat i vranë.
Më s`mund të duroj,
andej do të fluturoj,
aty, ku e kam Nanën,
e motrën time, Zanën,
Mëmëdheun,
Skënderbeun.
Nëse ujku më vjen pas
do ta vras.

(1970)
NËNA SHQIPËRI

Atje larg në veri
Nëna ime Shqipëri
si ylber me shtatë ngjyra
lule e çelur, më e mira.
E kam dritë, e kam xhan
korbat e zezë prej saj më ndanë.
Oh, sa keq! U bubu,
AJO pas malesh – unë këtu
Zog do t`bëhem të fluturoj
Nënën time ta takoj
ta puth në faqe si dikur
t`i them në prehër : U bëra burrë.
Ujq e dhelpra më vijnë pas
dashuri e Nënës do t`i vrasë.

(1970)
TE TIRANA

Te Tirana
Nana,
edhe motër Zana.
Atë dimër na ndanë
e lisat i vranë.
Më s`mund të duroj,
andej do të fluturoj,
aty, ku e kam Nanën,
e motrën time, Zanën,
Mëmëdheun,
Skënderbeun.
Nëse ujku më vjen pas
do ta vras.

(1970)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.