UBT

“Epoka e konsujve”, postromani i ri i Bajram Kosumi që sfidon narrativat për identitetin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tashmë është në duart e lexuesit postromani i ri i Bajram Kosumit „Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera“. Libri trajton identitetin shqiptar dhe ballkanas në raport me Literaturën Konsullore, si quhet letërsia dokumentare e udhëpërshkruesve, filologëve, gazetarëve etj., deri edhe te letrat zyrtare të konsujve të shumtë perëndimorë në qytetet shqiptare dhe ballkanase.

Duke shkruar me shkas dhe, të shumtën pa ndonjë qëllim shkencor, ata arritën me tekstet e tyre të krijojnë një themel jo të sigurt mbi të cilën sot shkruhet historia e shqiptarëve dhe e Ballkanit.

Ata i shohin shqiptarët dhe ballkanasit si Tjetrin, sipas paradigmave të studimeve kulturore angleze. Është një analogji e qartë midis epokës së konsujve dhe epokës së inteligjencës artificiale, në të cilën shumësia i informacionit në internet e paragjykon të vërtetën.

United Hospital

Kjo analogji kuptohet edhe më mirë pasi ngjarjet në libër fillojnë kah mesi i shekullit XIX dhe përfundojnë në vitin 2025 dhe brenda këtij kuadri përfshihen personazhe historike e imagjinare, ngjarje historike të letrarizara dhe të shikuara nga perspektiva e Literaturës Konsullore.

Recensentët e librit Merxhan Avdyli, Marisa Kërbizi dhe Ismail Syla e theksojnë origjinalitetin e librit, si në zhanër, në tematikë dhe në ligjërimin autentik të Kosumit, të shfaqur më parë te Enciklopedia imagjinare (2024) dhe spikasin se “epoka e konsujve… nuk është vetëm një periudhë historike, por një gjendje e vazhdueshme mendore…”.

Libri është i këndshëm në lexim, ka 225 faqe dhe gjendet te libraria Artini në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.