ARKATANA

Në Viti nënshkruhet Deklarata Rinore e Kosovës për paqe dhe një të ardhme të qëndrueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Viti është nënshkruar sot Deklarata Rinore e Kosovës për Paqe dhe një të Ardhme të Qëndrueshme, dokument i dalë nga Samiti Rinor për Paqe dhe një të Ardhme të Qëndrueshme 2026, i cili mblodhi të rinj dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Deklarata u nënshkrua në mënyrë solemne nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Ambasadorja Dr. Andrise Bass, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Politika Publike dhe Kërkime Diplomatike (IPPDR), ndërsa mbështetjen e tyre me nënshkrim e dhanë edhe pjesëmarrës të Samitit.

Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon një moment të rëndësishëm, duke e vendosur Vitinë dhe Kosovën në qendër të një iniciative ndërkombëtare që promovon paqen, rolin e të rinjve, dialogun dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Deklarata përmban 26 rekomandime konkrete, që trajtojnë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, parandalimin e konflikteve, zbatimin në nivel lokal, inteligjencën artificiale dhe sigurinë digjitale, ndryshimet klimatike, arsimin dhe gjithëpërfshirjen.

ARKATANA

Në dokument u bëhet thirrje shteteve, sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatave rajonale, komunave dhe partnerëve zhvillimorë që të avancojnë zbatimin konkret të agjendës Rinia, Paqja dhe Siguria.

Mesazhi i Deklaratës së miratuar në Viti është i qartë: të rinjtë nuk duhet të ftohen vetëm për të diskutuar të ardhmen, por duhet të kenë mundësi reale për të kontribuar në formësimin e saj.

Sipas dokumentit, IPPDR do të mbajë regjistrin zyrtar të Deklaratës dhe do të lehtësojë përcjelljen e saj tek institucionet përkatëse kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për informim dhe shqyrtim.

Deklarata u miratua me konsensus në Viti, Kosovë, më 29 gusht 2026, duke shënuar një përmbyllje të rëndësishme të Samitit Rinor për Paqe dhe një të Ardhme të Qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.