Ndoshta edhe t`i si unë

Poezi nga Avdush Canaj
Ndoshta edhe ti si unë
e sheh diellin
duke shkruar vargje
në faqen e një reje.
Ndoshta edhe te t`i
erdh lejleku
të tha si mua:
ishte si vjershë e Avdos
që ma lexoi dje
te qerpiku i lumit
Nuk di a deshe ta arrish atë re
si unë nga ballkoni
ta bësh shoqe edhe ti
Dielli nuk më tregoi
kah shkoi reja e vogël.