UBT

Ndërmarrjet komunale të Gjilanit paraqesin sfidat, problemet dhe rekomandimet për funksionim më të mirë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në vazhdën e takimeve për riorganizimin e administratës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bashkëbiseduar edhe me përfaqësuesit e ndërmarrjeve komunale, përkatësisht “Stacioni i Autobusëve”, “Ecohigjiena”, “Tregu” dhe “Hidromorava”.

Sfidë e “Stadionit të Autobusëve” është paraqitur të jetë funksionimi i taksive ilegal, ndërkaq është kërkuar edhe investime të tjera në objekt për funksionimin më të mirë për krijimin e të hyrave.

“Por, është shumë e rëndësishme që raporti me bordin dhe komisionin e aksionarëve dhe drejtoritë e linjave, është korrekt dhe raportojmë në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Gëzim Kllokoqi, zyrtar kryesor financiar në ndërmarrje.

Muhamet Suliqi, drejtor i kompanisë regjionale të ujit “Hidromorava”, ka njoftuar se aktualisht ka furnizim të mirë të ujit të pijshëm, duke shtuar se mirëmbajtja dhe intervenimi në rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhet në mënyrën permanente.

“Raporti dhe bashkëpunimi me Drejtorinë e Shërbimeve Publike është jashtëzakonisht i mirë dhe i falënderoj për këtë”, tha Suliqi.

FIDANISHTJA

Betim Latifi, kryesues i aksionarëve të ndërmarrjes më të re “Tregu”, tha se janë konsoliduar mjaftë mirë, por ka thënë se sfidë është mungesa e zyreve, pajisjeve softverike dhe trajnimeve për stafin.

Ndërkaq, Xhelal Jetishi, kryesues i Komisionit të Aksionarëve në “Ecohigjiena”, ka paraqitur problem e mëdha që po ballafaqohet kjo kompani në vitet e fundit..

“Partneri publik aty gati se funksionon qind për qind, në vend se të jetë raporti 51 me 49 për qind marrëveshjes së vitit 2012. Problemi është te menaxhmenti i pjesës private, të cilët nuk i përmbushin detyrimet e tyre të parapara sipas marrëveshjes. Në marrëveshje specifikohet se të gjithë punëtorët që kanë qenë në vitin 2012, partneri privat është obliguar t’i mbajë në punë dhe edhe këtu ka shkelje të marrëveshjes sepse nga ky vit deri sot janë pezulluar 53 punëtorë. Pra, menaxhmenti luan me ndjenjat e punëtorëve”, tha Jetishi.

Kryetari Haziri, në fund, është zotuar se do të merret me secilin problem dhe sfidë të paraqitur nga të këto ndërmarrje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.