Ndahet nga jeta avokati i njohur dhe njëri nga gjykatësit më të mirë Bajram Kadriu
Gjilan – Bajram Kadriu ka pasur një përvojë të gjatë në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe avokatërisë. Një njeri me kredibilitet profesional, me një guxim të rrallë për kohën e ushtruar të këtij profesioni, një guximtar i madh në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të shtypur të asaj kohe. Bajram Kadriu foli e veproj kur shumë të tjerë heshtën ose u pajtuan me padrejtësitë. Tërboi një Jugosllavi me rastin e Gjorgje Martinoviqit. E qojë peshë një sistem të atëhershëm dhe tha se Gjorgje Martinoviq vet e kishte kryer veprën. Bajram Kadriu u nda nga kjo botë në moshën 86 vjeçare.
Bajram Kadriu avokat, prokuror, gjykatës e kryegjykatës u nda nga kjo botë pas një s’mundej të shkurtër. Pas vetës ka lënë një bagazh të madh e shumë të dobishëm për fushën e gjyqësorit.
Bajram Kadriu ka në biografinë e tij rastet e mëdha që kanë ndodhur në atë si ai i Martinoviqit. Jetoi dhe veproi vertikalisht, me ndërgjegje të pastër e me guxim profesional.
Në dy linqet e mëposhtme i keni dy raste me ndikim që i ka demaskuar Bajram Kadriu.
Rajonipress është i vetmi medium që ka shpalosur në hollësi këto raste./rajonipress/
Rrëfimi i Bajram Kadriut për ngjarjet e inskenuara nga nacionalistët serb
REDAKSIA RAJONIPRESS 07:41, 6 Dhjetor, 2016
Gjilan – Bajram Kadriu ka një përvojë të gjatë në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe avokatërisë. Një njeri me kredibilitet profesional, me një guxim të rrallë për kohën e ushtruar të këtij profesioni, një guximtar i madh në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të shtypur të asaj kohe. Bajram Kadriu foli e veproj kur shumë të tjerë heshtën ose u pajtuan me padrejtësitë. Tërboi një Jugosllavi me rastin e Gjorgje Martinoviqit. E qojë peshë një sistem të atëhershëm dhe tha se Gjorgje Martinoviq vet e kishte kryer veprën. Edhe rasti që flet në këtë storie, flet për guximin e tij. Ishte në pyetje Sylejman Mshica një punëtor fabrike që akuzohej se kishte dëmtuar fabrikën qëllimisht. Dënimi për këtë vepër në atë kohë ishte kapital. Bajram Kadriu e heton procesin e montuar dhe i del në mbrojtje Mshicës. Lexojeni historinë e Bajram Kadriut dhe veprimet që ndërmori për ta demantuar politikën e Beogradit, bëhet fjalë për vitin 1971.
Rrëfimi i plotë i Bajram Kadriut
Duke ushtruar detyrën e kryeprokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, është inskenuar një ngjarje e rëndësishme nga nacionalistët serb, me elemente kriminale, në dy mujorin e fundit të vitit 1971, kur detyrën e zëvendës kryeprokurorit e ushtronte Gradimir Popoviq, që kinse Sylejman Mshica, nga fshati Poliqkë, Komuna e Kamenicës, 28 vjeçar, punëtor i Fabrikës së Keramikës në Kamenicë, për ta ndërprerë procesin e prodhimit dhe largimin e punëtorëve nga puna, e kishte goditur me çekan kazanin e ujit dhe nga mosfunksionimi i këtij kazani, është ndalë në tërësi puna në fabrikën e lartcekur, për çka edhe janë larguar punëtorët nga puna, me çka kinse ekziston dyshimi i bazuar që i pandehuri ka kryer veprën penale “sabotim – rrënimi i sistemit ekonomik dhe politik të shtetit”.
Kërkesën për zhvillimin e hetimeve në gjykatë, si rast specifik, pa konsultim me mua si kryeprokuror, e kishte ushtruar zëvendës prokurori i lartcekur, dhe gjatë hetimeve janë marrë në pyetje dëshmitarët dhe atë: Millosh Stojkoviq dhe Nikolla Ostoiciq, inxhinierë të fabrikës, Dragosllav Radenkoviq, teknik i makinerisë, Marko Peshiq, punëtor, Stojan Paunoviq, mjeshtër për mirëmbajtjen e fabrikës së pllakave, dhe eksperti Petar Miliq, inxhinier, të cilët janë propozuar në aktakuzë që të merren në pyetje në shqyrtimin kryesor, si dhe të lexohen certifikatat përkatëse.
Në arsyetim të aktakuzës është cekur, ndër të tjera, që më datën 11.11.1971, i akuzuari Sylejman Mshica, në cilësi të punëtorit e ka marrë detyrën – ndërrimin në mëngjes, në ora 7.00, nga dëshmitari Marko Peshiq, dhe pas gjysmë ore ka ardhë gjerë te ndalja e punës në tërë fabrikën për shkak të dëmtimit të kazanit për nxehjen e ujit, i cili njëherit ka shërbyer për nxjerrjen e masës rrjedhëse të propan butanit, i cili nga lokali ku ishte vendosur kazani, është dërguar në instalimet avulluese reduktive në lokalet tjera.
Gjatë hetimeve, në vend që të bëhet shikimi në vendin e ngjarjes nga gjyqtari hetues i Gjykatës së qarkut në Gjilan, është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga Gjykata komunalë në Kamenicë me numër të procesverbalit nr. 1752/71, e cila gjykatë nuk ka qenë kompetente.
Kjo ngjarje është plasuar politikisht edhe në nivelin e komitetit Komunal në Kamenicë dhe në nivelin komunal në Gjilan, duke pasur rasti edhe përkrahje politike.
Gjatë hetimeve, zëvendës prokurori i atëhershëm Gradimir Popoviq, nuk është konsultuar me mua, si kryeprokuror, dhe pas hetimeve ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sylejman Mshica, për shkak të veprës penale të lartcekur dhe seancën gjyqësore e kishte caktuar Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan – Svetisllav Trajkoviq – Ceci.
Një ditë para seancës gjyqësore, vëllai i Sylejman Mshicë – Halim Mshica, i cili ishe arsimtar në fshatrat e Kamenicës, e kishte takuar babain tim – Ramadan Kadriun në fshatin Zhegër, të cilët së bashku kanë ardhur në zyrën time në Gjilan, ku Halim Mshica është betuar që vëllai i tij Sylejmani nuk e kishte kryer këtë vepër penale, që i njëjti është punëtor, familjar, baba i një fëmiu, me edukatë kombëtare, që rasti është i montuar, nga se më parë kishte ngritë flamurin kombëtar, duke iu prirë një grumbulli qytetarësh dhe kjo është arsye se pse pikërisht ndaj Sylejmanit ishte montuar një vepër e tillë. Babai im – Ramadan Kadriu, më këshilloj që mos të nënshtrohem, sikurse edhe më parë që e kam mbajtur veten në organet e jurispodencës, nga inskenimet e nacionalizmit serb, që duhet ta ruaj dinjitetin e familjes, dhe dinjitetin e gjyshit Idriz Seferi dhe më siguroi që Sylejman Mshica nuk është involvuar në këtë vepër.
Pas këtij takimi, e kam ftuar në zyre zëvendës prokurorin e qarkut Gradimir Popoviq që të ma dorëzon lëndën, e ai reagoj, duke më thënë “si po e kërkon lëndën, nesër e kam seancën gjyqësore”, e unë i jam përgjigjur duke i thënë që prej sot unë do ta përfaqësoj këtë lëndë në gjykatë.
Pasi i kam lexuar shkresat e lëndës, vërejta që në këtë çështje penalo-juridike edhe pse ishin grumbulluar shumë prova, nuk ishte kryer asnjë ekspertizë gjyqësore, dhe nuk ishte marrë në pyetje asnjë dëshmitarë shqiptarë, çka më krijoi bindjen së vërtetë rasti ishte i montuar.
Të nesërmen, më datë 23.03.1972, kam shkuar në shqyrtim gjyqësorë, dhe kryetari i trupit gjykues mu drejtua me fjalët se “pse po e përfaqësoni ju akuzën, kur të njëjtin e ka ngritur zëvendës kryeprokurori Gradimir Popoviq, dhe aj e njeh më mirë lëndë, dhe është i preferuar të përfaqësoj aktakuzën”, ndërsa unë kam reaguar duke iu përgjigjur që “unë e ushtroj detyrën e kryeprokurorit, dhe jo vetëm në këtë rast, por në çdo rast kam të drejtë ta përfaqësoj çdo aktakuzë të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan”.
Pasi filloi seanca gjyqësore, para leximit të aktakuzës, ia kam tërhequr vërejtjen kryetarit të trupit gjykues, që shiqimin në vendin e ngjarjes nuk e ka bërë kjo gjykatë, por Gjykata Komunale në Kamenicë, dhe se nuk është bërë ekspertizë gjyqësore.
Andaj, pasi kam lexuar aktakuzën e dyshimtë, dhe është marrë në pyetje i akuzuari, i cili qëndronte në paraburgim afër 6 muajve, i kam propozuar gjykatës që të dalim në vendin e ngjarjes me ekspertin gjyqësorë, për të vlerësuar gjendjen faktike në teren në mënyrë që të vërtetohet që i akuzuari a ka mundë të shpojë me çekan kazanin, muret e të cilit ishin të çelikta me trashësi prej 4-5 mm, apo kjo ngjarje ka ndodhur nga presioni i brendshëm i kazanit dhe gjykata ka aprovuar propozimin tim. Një ditë para seancës së radhës, kemi dalë në vendin e ngjarjes, në Fabrikën e Keramikes në Kamenicë, dhe ekspertit në fjalë ia kamë tërhequr vërejtjen që për ekspertizë të rrejshme ndiqesh penalisht.
Në vendin e ngjarjes me ekspertin e kemi shiquar kazanin, i cili kishte qenë me ngjyrë të bardhë dhe vërejtëm që në pjesët anësore i kishe rënë ngjyra, kishte plasaritje dhe rrudhje. Unë kam pyetur ekspertin se pse kazanit në fund i kishte rënë ngjyra në disa vende dhe i njëjti është përgjigjur se kjo është nga temperatura, kazani është dobësue dhe vjetërsuar dhe është dashur që të ndërrohet, dhe nuk ka asnjë gjurmë të goditjes. Me që të nesërmen ishte seanca gjyqësore, nga eksperti kërkova që të nesërmen pra orës 10.00 të e dorëzon me shkrim mendimin e vet.
Gjykimi vazhdoi më 31 mars, ora 10. Para fillimit të seancës gjyqësore, pasi disa nga dëshmitarët e ftuar e kuptuan mendimin e ekspertit që kazani nuk ishte i goditur, u larguan nga gjykata para se të hynë në sallë, dhe mbeten vetëm disa të tjerë, të cilëve ende pa hyrë në sallë, ua kam tërhequr vërejtën se për dëshmi të rrejshme do të përgjigjen penalisht.
Kryetari i trupit gjykues, pasi ia dorëzova ekspertizën, u informua për përmbajtjen, filloi të i marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë ndryshuar deklaratat e mëparshme. Atëherë, unë e kam marrë fjalën dhe e kam tërhjekë aktakuzën, për çka trupi gjykues ka marrë aktgjykim me të cilin është refuzuar aktakuza dhe i pandehuri është liruar nga paraburgimi. Për veprën penale të lartcekur ishte i paraparë dënimi kapital.
Shpesh ndodhë që të takohem me Sylejman Mshicen dhe vëllain e tij, dhe gjithmonë më falënderojnë për veprimin e guximshëm të ndërmarrë në kohërat më të vështira, duke u falënderuar dhe duke përmendur babain tim Ramadan Kadriu dhe gjyshin tim Idriz Seferi.
Lidhur me seancat gjyqësore, në atë kohë kanë shkruar gazetat dhe njëra nga to ka qenë Rilindja e datës 01.04.1972 ka kujtuar këtë detaj Bajram Kadriu, tani avokat i njohur dhe një njeri që në tërë karrierën e tij profesionale kishte lënë gjurmë pozitive në sistemin e atëhershëm gjyqësor.
Ju kujtojmë se ishte pikërisht Bajram Kadriu që kishte zbuluar rastin e montuar nga vet Gjorgje Martinoviq./rajonipress/
Lexojeni edhe rrëfimin për Gjorgje Martinoviqin botuar në vitin 2015 në Rajonipress
Bajram Kadriu: Si e trajtova rastin e Gjorgje Martinoviqit
Rajonipress 2015
Gjilan – Edhe pse kanë kaluar 30 vite nga një ngjarje që ka tronditur ish Jugosllavinë në kohët më të vështira, me që isha i kyçur nga aspekti profesional dhe kombëtarë, kujtimet më janë ende të freskëta, për rastin e Gjorgje Martinoviqit. Ky rast, nga politika dhe propaganda serbe e atyre viteve konsiderohej si pika më e lartë kinse e dhunës së shqiptareve ndaj serbeve shprehet Bajram Kadriu. Lexoni se si reagoj Bajram Kadriu ndaj makinerisë dhe propagandës serbe në atë kohë, si arriti të zbulojë rastin e inskenuar nga Gjorgje Martinoviq në Livoq, kush qëndronte mbrapa këtij rasti dhe kush thoshte se shqiptarët janë njerëz të sëmurë, si reagoj komandanti i Armatës Jugosllave, kush erdhi me helikopter nga Beogradi për ta ndryshuar procesverbalin e vendit të ngjarjes, si e bindi Bajram Kadriu, Gjorgje Martinoviqin që të flas dhe të incizohet ku tregon ngjarjen e vërtetë, si reagoj kirurgu gjilanas Remzi Aliu. Lexoni edhe momente e zhvillime interesante nga rrëfimi i ish gjyqtarit të asaj kohe Bajram Kadriut.
Kadriu kujton se shtypi i Beogradit dhe e tërë makineria e saj nëpër botë kanë tentuar që këtë rast ta sensibilizojnë, duke i paraqitur shqiptarët popull mizor dhe johuman ndaj serbeve dhe jetës së tyre me shqiptarët e Kosovës. Megjithatë, në tërë këtë propagandë të Serbisë, unë në cilësi të Gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, isha i guximshëm që të konstatoj dhe ta mbroj të vërtetën dhe t`i dali zot profesionit kujton Kadriu.
Më datën 1 maj 1985, Gjorgje Martinoviq, atëherë punëtorë i Armatës popullore te Jugosllavisë, kishte dalur të punonte ne arën e tij të lëvruar në lagjen “Popovica” në Gjilan, duke mbjellur pasul. Me që në atë javë isha kujdestarë në cilësi të gjyqtarit, më ftuan policia që të dalë në vendin e ngjarjes, nga se po flitej kinse dikush nga shqiptarët, gjerë sa ka qenë Gjorgje Martinoviq duke mbjellur pasul, ia kanë futur në anus një shishe të xhamit, duke i shkaktuar mundim dhe gjakderdhje, i cili pas ngjarjes i kishte marrë sendet me vete dhe atë shatin dhe thesin me pasul të mbetur dhe ka arritur në Spitalin e Gjilanit.
Kur kam arritur me organet policore në vendin e ngjarjes, duke qenë në distancë më tepër se 10 metra, vërejtëm një dru të hollë të ngulur në tokë dhe disa pjesë të thyera të shishes, dhe konstatuam që në këtë pjesë të arës në afërsi të këtij druri dhe pjesëve të mbetura të shishes nuk kishte ndonjë gjurmë të këmbëve tjera përpos gjurmëve të këmbëve të vet personit që kishe kryer këtë vepër vandal.
Pra, nuk kishte gjurmë ose shenja të personave tjerë, përpos këmbëve të Martinoviqit. Për ta konstatuar realisht gjendjen faktike, në cilësi të gjyqtarit kam kërkuar që të bëhet incizimi i vendit të ngjarjes edhe me fotografim kolor, por meqë policia e Gjilanit nuk posedonte aparat për fotografim kolor, kam kërkuar nga policia që të kërkon nga policia e Prishtinës që ta fotografon vendin e ngjarjes në kolor. Gjerë sa unë si gjyqtar qëndrova dhe e përpilova procesverbalin me shkrim mbi shikimin e vendit të ngjarjes, kanë arritur policia nga Prishtina dhe në bazë të udhëzimeve të mia në detale, në teknikë kolor e kanë fotografuar vendin e ngjarjes.
Kërkesa e ime për të ftuar ekipin e policisë nga Prishtina ka qenë që procesverbali i shikimit të vendit të ngjarjes dhe incizimi i vendit të ngjarjes të jetë në nivel sa më të lartë profesional me që nga momenti i arritjes në vendin e ngjarjes kam dyshuar se kjo do të përdoret si propagandë për kinse të dhunës së shqiptarëve ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të Armatës Jugosllave dhe do të ketë përpjekje për t`i shtrembëruar provat dhe faktet.
Me gjithë trysnitë politike, unë e kam hartuar procesverbalin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë dyshim për prezencën e personave tjerë në vendin e ngjarjes dhe duke vërtetuar pa mëdyshje se Gjorgje Martinoviq vet e kishte futur shishen në anus, e cila ishte thyer dhe fundi i shishes nuk kishte qenë prezent ne vendin e ngjarjes, ku më vonë nga mjekët kemi kuptuar se fundi i shishes i kishte mbetur në zorrën e trashë.
I njëjti me të arritur në Spitalin e Gjilanit, e ka pranuar mjeku kujdestar kirurgu Remzi Aliu dhe mjeku Lubisha Petronijeviq gjinekolog, u informuam që këta dy mjek janë grindur rreth ndërhyrjes kirurgjike.
Kirurgu Aliu udhëzon që pacienti të dërgohet në operim në Spitalin e Prishtinës, ndërsa mjeku Petronijeviq ka insistuar që pacienti me helikopter të dërgohet në Spitalin e Shkupit.
Megjithatë Martinoviq është dërguar në operim në Spitalin e Prishtinës.
Unë, në cilësi të gjyqtarit kam kontaktuar edhe me mjekun në Spitalin e Prishtinës, dhe të njëjtin e kam pyetur për vlerësimin e tij profesional, mjeku serb më tha “këtë akt mundë ta bëjnë vetëm njerëzit e sëmurë”.
Unë, si gjyqtar e kisha të qartë që propaganda serbe do të fillonte të na sulmonte kinse jemi duke e fshehur të vërtetën e rastit Martinoviq. Komiteti komunal kishte marrë veprime duke dërguar aktivistë nëpër fshatra për t`ju shpjeguar ngjarjes se kinse shqiptarët i kishin futur shishen në anus një qytetari serb punëtorë i armatës jugosllave, dhe me qëllim të informimit të drejt të opinionit kam kontaktuar me gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës dhe i kam informuar drejt për rastin, për çka edhe kjo është transmetuar.
Më pas unë si gjyqtar dhe Halit Rexhepi si shef i policisë jemi ftuar në Komitetin Komunal në Gjilan, duke na thënë se ju të gjykatës keni konstatuar ndryshe, e ne ndryshe, dhe vazhdimisht insistonin që të ndryshohet gjendja faktike. Pasi nuk patën sukses politikanët, i kanë dërguar aktivistët në teren që ta informojnë popullatën se Martinoviqi vetë e kishte kryer këtë akt të shëmtuar.
Ma pas vazhduan presionet e hetuesve special nga Nishi e Beogradi.
Pas këtij konstatimi nga vendi i ngjarjes, më kanë ftuar organet policore të Gjilanit që të takohem me një ekip nga Nishi (të cilët ishin ardhur me helikopter) për të dalë prapë në vendin e ngjarjes, por, unë kam refuzuar këtë kërkesë, duke u arsyetuar se është bërë
shikimi i vendit të ngjarjes, kam hartuar procesverbalin dhe nga koha e ngjarjes, ka mundë të manipulohet me vendin e ngjarjes.
E njëjta kërkesë i është bërë edhe zv. Prokurorit Gradimir Propoviq, por i njëjti nuk kishte dalë në vendin e ngjarjes me arsyetim se ishte kryer shikimi i vendit të ngjarjes në procedurë të rregullt. Këtij zv. prokuror si rezultat i mos dëgjueshmërisë i ka rënë kredibiliteti dhe më nuk është zgjedhur për prokuror.
I ashpër ka qenë edhe reagimi i Komandantit të Kazermës Ushtarake të Gjilanit – Novak Ivanoviq, ku ishte punëtor Gjorgje Martinoviq, i cili kishte deklaruar se do ta vras çdo shqiptar që afrohet afër kazermës. Të njëjtit ia kemi shpjeguar të vërtetën e rastin, dhe vendosem që ta incizojmë bisedën e Gjorgje Martinoviqit në dhomë të spitalit, ku ai vet e pranon gjatë bisedës me Novak Ivanoviqin se vet e kishte futur shishen në anus, por kishte kërkuar që për këtë mos të kuptoj bashkëshortja e tij. Atëherë edhe Novakoviq u bind për të vërtetën.
Edhe pas kësaj, kanë vazhduar presionet nga Beogradi, ku në Gjilan kishte ardhë edhe Kryeprokurori Federativ dhe kishte bërë presion që të ndryshohet qëndrimi me qëllim që “të qetësohet Qarshija e Beogradit”, mirëpo edhe kryeprokurori nuk arrin që të na bindë për hetimin e një procesverbali tjetër. Procesverbali im ka mbetur procesverbal zyrtar.
Me që te ne nuk arritën të falsifikojnë asgjë, Armata kishte falsifikuar ekspertizën mjekoligjore, kinse me dhunë i është futur Martinoviqit shishja në anus.
Ne kemi urdhëruar që të bastiset edhe shtëpia e Martinoviqit, ku aty është gjetur vendi ku e kishte prerë drurin e hollë, në të cilin e kishte vendosur shishen dhe thikën me të cilën e kishte prerë. Pantollonat e të njëjtin nuk kanë qenë të zhytura dhe pullat dhe patenti kanë qenë ta pa dëmtuara, çka eliminon çdo mundësi të veprimit të dhunshëm nga persona tjerë.
Beogradi ka vazhduar më propagandë, janë shkruar libra – Sluqaj Martinoviq, i autorit Svetislav Spasojeviq, janë organizuar ekspozita, ku piktori Miqa Popoviq ka marrë titullin piktor akademik me pikturën ku ka paraqitur shqiptarët me plisa në kokë duke ia future shishën Martinoviqit.
Ka pasur fjalë se Beogradi ka tentuar që këtë rast ta shfrytëzojë si pretekst për të vendosur regjim ushtarak në Kosovë ka kujtuar pos tjerash Bajram Kadriu./rajonipress/
BIOGRAFIA E BAJRAM KADRIUT
E PËRMBLEDHUR NGA AUTOBIOGRAFIA E TIJ
E SHKOLLIMIT DHE PUNËSIMIT
Në moshë shumë të re, në vitet 1943 dhe 1944 ka mësuar mësimet fetare në Mejtepin e Xhamisë së fshatit Zhegër, gjatë kohës që mësimdhënës ishte hoxha i Zhegrës Mulla Rifati. Mësimet që i ka kryer aty ishin: alfabeti arab, duke filluar nga libri Elifi, duke vazhduar me librat Elham, Kaceme,Vezare dhe Musaf, të cilin një herë e ka mbaruar duke bërë hatme. Njëherit e ka mësuar mevludin shqip me alfabet arab, madje përmendësh.
Në vitin shkollor 1945-46 është regjistruar në shkollën fillore në fshatin Zhegër. Më 7 prill 1948 pas një vizite të inspektorëve të arsimit komunal, nga suksesi qe kishte treguar edhe dy vitet e tjera, e dërguan në Prizren, që gjatë verës të vijojë klasën e parë të gjimnazit të ulët. Pas semimaturës, vazhdoi në Prizren gjimnazin e mesëm. Klasën e pestë dhe të gjashtë e ka vazhduar në Gjilan, në gjuhën serbe, por pasi kishte pengesa me gjuhë, dhe nuk kishte asnjë paralele në gjuhën shqipe, me sygjerimin e disa inspektorëve të arsimit nga Prishtina, ka ndërprerë klasën e shtatë dhe u regjistrua në Gjimnazin e Prishtinës në gjuhën shqipe, duke siguruar bursën nga fondi krahinor u vendos në konvikt.
Në vitin shkollor 1954-55 në muajin qershor kryeu gjimnazin e rregullt duke dhënë provimin mjaft të vështirë të maturës, nga 24 nxënës që iu kanë nënshtruar, vetëm 7 nxënës e kishin kaluar.Vlen të theksohet që në fshatin Zhegër dhe në Luginën e Karadakut, pas Luftës së Dytë Botërore, Bajrami ishte i pari maturant dhe sipas vlerësimit të njerëzve që janë marrë me arsim, në këtë pjesë të Anamoravës, Bajrami dhe vëllau Ismajli ishim shembull dhe simbol i arsimimit dhe i gjeneratave të tjera.
Pas kryerjes së maturës, Bajrami me disa shokë entuziast për arsimim, në shtator të vitit 1955, kanë udhëtuar për t’u regjistruar në Fakultetin Juridik në Sarajevë, por pasi kishin përshtypjen që jeta atje ishte e shtrenjtë, vendosën të shkonin në Shkup.Pasi që Bajrami nuk kishte mundësinë të sigurojë bursë, për shkak të kushteve të dobëta materiale, u punësua në Shkollën Tetë Vjeçare në Zhegër në vitin 1955-56, për të siguruar mjete për shkollimin e mëtutjeshëm. Në këtë shkollë ka dhënë mësime në lëndën e fizikës dhe matematikës, ku edhe punonte në cilësi të mësimdhënësit prej datës 01.09.1955 deri më 21.08.1956.
Në shtator të vitit 1956, është regjistruar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku si student i rregullt ka qëndruar dy vite. Pastaj për shkak të kushteve materiale është regjistruar në të njëjtin fakultet në cilësin e studentit jo të rregullt. Dhe sërish u punësua në shkollën tetëvjeçare të Zhegrës, ku filloi punën më vonë, pas martesës me bashkëshorten Melihanë në vitin 1960.
Pra, vazhdoi punën nga 1 shkurti 1961 deri më 31 gusht 1961, pastaj edhe vitet e tjera nga 1 shatori 1961 deri më 31 gusht 1962, dhe nga 15 dhjetori 1963 deri më 31 gusht 1964. Pra, si mësimdhënës në lëndën e fizikës dhe matematikës në këtë shkollë ka punuar për 3 vite, 5 muaj e 15 ditë.
Në shator të vitit 1965 është punësuar në Shkollën e Mesme Ekonomike-Dega Administrative në Gjilan, dhe si arsimtar i rregullt ka punuar gjerë më 1 shkurt 1967, dhe pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Shkup më 17.06.1966 u punësua në cilësin e praktikantit në Gjykatën Komunale në Gjilan.
Më 1 gusht të vitit 1967, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan. Më 29 dhjetor 1969 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Në vitin 1966-67 duke punuar si gjykatës, ka qenë njëherit edhe ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë-dega në Gjilan, në cilësi të profesorit të sociologjisë.
Nga gushti i vitit 1970 është zgjedhur Kryeprokuror i Qarkut në Gjilan dhe e ka organizuar punën e kësaj prokurorie në punësimin e prokurorëve dhe pastaj edhe dy zëvendësve. Mbi shtatë vite ka punuar në këtë prokurori për regjionin e Gjilanit,Vitisë dhe Kamenicës.
Për sa kohë sa ka punuar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, kreu provimet e shkallës së tretë në Fakultetin Juridik në Zagreb për të magjistruar. Por nuk arriti t’a mbronte temën e diplomimit, pasi kërkohej të qëndrojë 6 muaj në Zagreb për qka nuk gjetur mirëkuptim nga udhëheqësit e atëhershëm shtetëror për të munguar gjatë asaj kohe.
Për ta organizuar punën sipas reformave të reja të sistemit të drejtësisë, është zgjedhur Kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan, ku ka punuar 4 vite, deri në pranverën e vitit 1981.
Nga pranvera e vitit 1981 deri 12 maj 1989 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, në lëndët e shkallës së parë penale.
Kur filluan të suspendohen organet më të larta të Kosovës, siç janë Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe udhëheqësitë më të lartë në Kosovë, si dhe kur në Gazimestan u shfaqën pretendimet territoriale të Sllobodan Milloshoviqit, për të mos mbrojtur sistemin e ardhshëm në zbatimin e ligjit, ka dhënë dorëheqje nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, për çka ka qenë i ftuar në Komitetin Komunal në Gjilan përmes Kryetarit të Gjykatës.
Edhe pse ka pasur pengesa për regjistrimi në Odën e Avokatëve të Kosovës, pas tre muajve pas largimit nga gjykata, arriti aty të regjistrohet më 12 maj 1989 prej kur ka filluar ta ushtrojë detyrën e avokatit. Me vendimin për ç’regjistrim, më 31 janar 1997, ka fituar të drejtën e pensionit. Gjerë në dhënien e kërkesës për pension, ka pasur përvojë pune gjithsej 35 vite e 7 muaj.
Gjatë karrierës së tij mbahet mend për kundërshtimet e inskenimeve serbe gjyqësore siq ishte Rasti Martinoviq ku kundërshtoi me ngulm etiketimin e pa drejtë kinse dhunues ishin shqiptarët, pastaj Rasti i Sylejman Mshicës ku kundërshtoi fuqishëm padrejtësinë ndaj të akuzuarit kinse për vepër armiqësore, pastaj Rasti I Afrim Mushicës të cilin në rolin e avokatit mbrojtës vullnetarisht e mbrojti deri në lirimin e tij.
Pra, Bajram Kadriu, në këtë vitin 2019, në moshën 84 vjeqare përfundoi punën si avokat.Tërë jetën e tijë e kaloi me vendbanim në Gjilan me gruan Melihajen. La pas veti 11 mbesa, 5 nipa dhe 5 fëmijë, Florinën arkitekte-bashkëpronare me bashkëshortin Mejdiun e firmës Mega, Lumturinë Mjeke Specialiste, Gazmendin Arkitekt-pronar i Firmës Projektuese AGA, Syzanen Juriste-bashkëpronare me bashkëshortin Lulëzimin e Fabrikës Magic ICE dhe djalin Arbenin Jurist-Kryeprokuror në Gjilan.
Deri në momentiet e fundit ishte shumë aktiv,çdo ditë ecte nga 5 km, lexonte pa syze, përdorte facebook-un, ngiste veturën duke vizituar fëmijët dhe familjarët tjerë, përcjellë rrgullisht aktualitetet, i qetë me vetveten dhe me të tjerët, i kënaqur me karrierën dhe familjen që krijoi.
Mbi të gjitha ishte shumë intelegjent, punëtor i zellshëm, profesionist i jurispodencës, njohës i mirë i historisë dhe letërsisë së rilindasëve, vizatues dhe njohes i mire i matematikës, instrumentist i harmonikës, edukues por edhe shumë i dashur dhe solidar për familjen, shokët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Vdiq nga një sëmundje e shkurtër në paraditën e ditës së sotme, më 26.01.2021.
Ishte fat i madh që e patëm!