Naser Korça sërish nën llupën e Prokurorisë

Gjilan – Sipas burimeve shumë të sigurta nga Policia e Kosovës, sektori për krime ekonomike e korrupsion, si dhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, veç është ushtruar kallëzim penal kundër drejtorit të shërbimeve publike, Naser Korça, edhe atë për dy vepra penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare”e dënueshme deri në 5 vjet burg, dhe vepra tjetër “punë ndërtimore të kundërligjshme” e sanksionuar deri 3 vjet burg.
Naser Korça drejtor i shërbimeve publike dhe Muhamet Halili përgjegjës i ndërtimit në kompaninë “Fitorja” nga Ferizaj,po hetohen nga Prokuroria e Gjilanin, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare.
Në të vërtetë, bazuar në këtë kallëzim penal, veç Prokuroria Themelore në Departamentin për Krime të Rënda, ka marr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve kundër këtij zyrtari, për dy veprat e cekura penale.
Gjithashtu nga burime të sigurta brenda këtyre institucioneve veç pritet zgjerimi edhe i hetimeve tjera kundër zyrtarëve dhe kompani tjera që janë involvuar në rastin për të cilin veç po hetohet.
Po ashtu, po nga këto burime, theksohet se së shpejti mund të ketë edhe arrestime përkitazi me këto veprime të kundërligjshme nga zyrtarë të lart komunal dhe përgjegjës te kompanive ndërtimore.
Sipas aktvendimit për zhvillimin e hetimeve i pandehuri Naser Korça në cilësi të drejtorit të shërbimeve publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, më qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër dhe t`i shkaktojë dëme komunës ë Gjilanit, me dashje nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që me datën 11 prill 2018, ka kërkuar të fillojë tenderimi me numër prokurorimi 651 18 25 18 111 me titull “Ndërtimi i rrugëve në fshatrat dhe qytetin e komunës së Gjilanit”, duke kërkuar që tenderi të ndahet në 3LOT. I pandehuri Naser korqa ishte njoftuar nga organi mbikqyrës se ura ishte ndërtuar, i njëjti përkundër detyrave të tij zyrtare, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim zyrtar me cka dyshohet se a kryer veprën penale “keqëpërdorim i pozoitës ose autoriteti zyrtar”
Edhe i pandehuri Muhamet Halili në cilësinë e personit përgjegjës menaxher i ndërtimit në “Fitorja SHPK, në Ferizaj ka menaxhuar dhe ndërtuar pa leje ndërtimore, pa projekt specifik në pronën e komunës së Gjilanit, gjatë muajit dhjetor 2017, në vendin e quajtur livadhet e arapit, urë për kalim për këmbësor dhe automjete, për interesa të kompanisë të cilën e përfaqëson, duke vepruar në kundërshtim me ligjet apo në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në këtë mënyrë duke pasur parasysh faktin se objekti i ndërtuar është urë, dhe në këtë mënyrë seriozisht ka rrezikuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve me çka dyshohet se ka kryer veprën penale”Punimet ndërtimore të kundërligjshme”./rajonipress/