Hidromorava

Naim Musliu u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Gjilan

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Te shtunën u mbajt Kuvendi i Tretë Zgjedhor i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Gjilan. Në praninë e delegatëve u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e LHK –së dega në Gjilan. Të pranishëm, përveç delegatëve të ftuar në këtë Kuvend Zgjedhor, ishin edhe kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Fehmi Rexhepi si dhe mysafir nderi Aliriza Selmani.

Pas hapjes së punimeve të Kuvendit nga kryetari i deritashëm Ma. Blerim Haziri, u zgjodh edhe kryesia e punës nën drejtimin e Gazmend Arifit, Blerim Hazirit dhe të Merita Berishës. Këtë Kuvend e përshëndeti edhe prof. Fehmi Rexhepi në cilësinë e Kryetarit të LHK-së, ku uroi dhe përshëndeti për punën e bërë për katër vitet e kaluar dhe kërkoi që të bëhet edhe më shumë në ndriçimin e të kaluarës sonë në rajonin e Anamoravës.

Po ashtu fjalë përshëndetëse paraqiti edhe Aliriza Selamni, ku përveç uratave për punën e bërë kërkoi që të bëhet edhe më shumë. Kurse Blerim Haziri në cilësinë e kryetarit të degës së LHK “Ali Hadri” në Gjilan, raportoi për punën e bërë për këto vite si dhe vështirësitë e sukseset, i cili nuk rikandidoi për një mandat të ri.

Pas procesit zgjedhor në krye të LHK “Ali Hadri” dega në Gjilan u zgjodh Naim Musliu, i cili do ta drejtoj këtë shoqatë historianësh për katër vitet e ardhshme. Kurse anëtar të kryesisë u zgjodhën Zaim Zymberi, Merita Berisha, Ilir Vokshi, Blerim Haziri, Nexhmedin Sejdiu, Besnik Kurteshi, Fatmir Shabani, Avni Maliqi, Gazmend Idrizi dhe Burim Haziri.

Uji Dea

Pas marrjes së besimit nga delegatët të pranishëm për ta udhëhequr Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”dega në Gjilan, kryetari i ri Naim Musliu falënderoi kryesinë e kaluar dhe kryetarin Blerim Haziri për të arriturat si dhe delegatët për besimin e dhënë.

Naim Musliu para pjesëmarrësve historianë në Kuvend ai shpalosi Programin e tij, i cili në fokus ka avancimin e kërkimit dhe hulumtimit të së kaluarës historike mbi ngjarje dhe personalitete nga treva e Gjilanit, rrethinës dhe më gjerë. Ky Program u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit dhe mori përkrahje maksimale për realizimin e tij.

Naim Musliu është magjistër i historisë. Në vitin akademik 2012/2013 ka vazhduar studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës përkatësisht Fakultetin Histori-Filologji. Ka botuar disa punime shkencore në revista e botime të veçanta, në shtypin ditor etj. Ka marrë pjesë në konferenca, simpoziume, tribuna e akademi brenda e jashtë Kosovës. Ka qenë anëtar në Këshillin Redaktues dhe korrektor i Monografisë së Gjilanit. Po ashtu, ka qenë anëtar në Këshillin Komunal për Vlerësimin e Meritave Historike e Shoqërore të Personaliteteve dhe Ngjarjeve nga Territori i Komunës së Gjilanit, Tërësia Etnike Shqiptare dhe më gjerë, ku ka bërë punën kryesore në hartimin e biografive dhe përfundimin e dokumentit në fjalë. Paralelisht angazhimit të tij në Kryesi dhe aktivitete të LHK “Ali Hadri” dega në Gjilan, ai ka bashkëpunuar në projekte te veçanta dhe veprimtari botuese me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Institutin e Historisë në Prishtinë.

Naim Musliu është anëtar i kryesisë që nga themelimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjitha aktivitetet e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.