Fundamenti

“Muza e Agimit”, bashkon poet nga trevat shqiptare

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Për të 14 herë me radhë, në Zhegër u mbajt “Muza e Agimit” në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Ditët e Agimit”, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Vendore si dhe mbështetur nga komuna e Gjilanit dhe PTK-ja.

Kjo pjesë letrare, si përkushtim dhe nderim për heroin dhe poetin Agim Ramadani, u përgatit dhe u moderua nga Ars Clubi i shkrimtarëve “Beqir Musliu” , kurse morën pjesë krijues nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Ferizaj, Kosova Lindore si dhe një grup i shkrimtarëve të Karvanit për fëmijë “Agim Deva” nga Prishtina.

“Muza e Agimit”, fillimisht nderoi shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ali Podrimja, një mik i madh i Familjes së heroit Agim Ramadani dhe Grykës së Karadakut, i pranishëm në të gjitha Manifestimet e deritashme, për të cilin u tha, se shpirtërisht do jetë përherë në mesin tonë, anise gati një vit pushon i qetë n’ amshim. Por, vepra që la dhe kontributi i tij i madh në ndriçimin e veprës dhe figurës së Agimit, do kujtohen gjithë.

Uji Dea

Para një publiku prej mbi 100 vetash, në ambientet e bukura të shkollës së re fillore “Agim Ramadani”, lexuan poezitë e tyre: Nijazi Ramadani, Zeqir Fazliu, Engjëll Koliqi, Beqir Buzuku, Linditë Ramushi, Nehat Ramizi, Fadil Abazi, Demush Mehmeti, Faruk Buzhala, Biser Mehmeti, Bilall Haliti, Ramadan Mehmeti, Nexhat Rexha. Dhe, jashtë garës, Sarë Gjergji, Xhevat Syla, Nuhi Vinca, Arif Demolli, Ibrahim Kadriu e Sabit Rrustemi.

Pas leximit të poezive, nga nxënës të shkollës së muzikës, u ekzekutuan tri pika muzikore. Ndërsa Ars Clubi ” Beqir Musliu” bashkudhëtares së Agimit, Shukrije Ramadanit, i dhuroi një ekzemplar të librit “Paraaanasi me aromë Gjilani”, botim i vitit të kaluar në shenjë të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së shtetit shqiptar ku, Agimi prezantohet në ballinë me një nga pikturat e tij si dhe poezinë ” Në mungesën time”.

Në fund, juria profesionale, e caktuar ad hoc, në përbërje, Xhevat Syla, Nuhi Ismajli dhe Sarë Gjergji, pasi dëgjimit dhe vlerësimit të poezive në konkurim, siç u tha, unanimisht përzgjodhën si fituese të sivjeme, poezinë SHQIP të poetit Engjëll Koliqi së cilës edhe i takoi Çmimi prej 100 eurosh ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.