Fundamenti

Jasharaj: Qeveria e ardhshme të zgjedh a do dialog apo greva e protesta

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar sa duhet për arsimin dhe sindikalistët.

Në tryezën “Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale”, ai ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të zgjedh mes dialogut dhe protestave me sindikalistët.

ARKATANA

“Në vend që të mësojmë të gjithë nga greva e shtatorit 2022 ata haptazi i shpallën luftë sindikatave. Edhe tek ministritë, besoj pajtoheni, se nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë e Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog”.“Premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as nuk u bënë kushtet e punës, ne punojmë me shkumës dhe shpuzë dhe pastaj na qesin atje në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë. Sepse më shkumës dhe shpuzë e kemi të vështirë të bëjmë gara për dije me Gjermaninë dhe shtetet tjera”.“Pra si SBAShK, katër vitet i kemi vlerësuar si vitet më të vështira. I mbetet qeverisë që vjen të zgjedh dialog apo protesta dhe greva”, ka thënë Jasharaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.