Eko Higjiena

Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj politikave të fundit të Serbisë, duke theksuar se ky shtet po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar dhe një regjimi autoritar.

Mustafi ka kritikuar dëbimin e dy shtetasve shqiptarë dhe ndalimin e 14 aktivistëve nga vende të BE-së dhe rajonit gjatë një seminari në Beograd, duke e cilësuar këtë si dëshmi të rrugës së gabuar të regjimit të Aleksandar Vuçiqit.

“Me pretekstin e rrezikut për ‘sigurinë kombëtare,’ Serbia po shkel të drejtat themelore të individëve dhe po dëmton marrëdhëniet fqinjësore,” ka shkruar ai.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj këtyre veprimeve, duke theksuar se shoqëria civile është shtyllë e një shoqërie demokratike. Po ashtu, Kroacia u ka rekomanduar qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Serbi, duke e bërë të qartë se këto politika të Serbisë kanë krijuar tensione të reja rajonale.

Një tjetër aspekt shqetësues, sipas Mustafit, është glorifikimi i kriminelëve të luftës, siç dëshmohet nga konkursi për një mural në Qupri që promovon figurën e Nebojsha Pavkoviqit.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se ky veprim tregon fytyrën e vërtetë të politikës serbe, e cila refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe promovon shovinizëm dhe përçarje.

Mustafi ka paralajmëruar se Serbia po zhytet në një spirale autoritarizmi, ku protestat studentore dhe kërkesat për ndryshim trajtohen si “komplot perëndimor.”

Kjo qasje, sipas tij, rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“E nëse Serbia synon një të ardhme evropiane, duhet të heqë dorë nga politikat shoviniste, glorifikimi i krimeve dhe të respektojë liritë themelore të individëve. Pa këto ndryshime, rruga e saj drejt BE-së është një iluzion i largët,” ka përfunduar Mustafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.