ARKATANA

Mustafë Shala ishte aty ku e kërkonte nevoja, pa u lodhur, pa u kursyer, e pa u frikuar asnjëherë

/ 11 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga faktet dhe dëshmitë e shumta që kam parë me sy dhe më pas i kam përfshirë në libër – gjatë viteve më të rënda të okupimit, gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj, në ndërtimin e institucioneve shtetërore – Mustafë Shala kishte ndihmuar me mjete financiare: jetën kulturore dhe sportive, arsimin, partitë politike, shoqata humanitare të ndryshme, individë e institucione komunale e ushtarake. Me një fjalë Mustafa ishte aty ku e kërkonte nevoja, pa u lodhur, pa u kursyer, e pa u frikuar asnjëherë ka thënë Ismet Rashiti autor i librit. Ahmet Isufi tha se Mustafë Shala ishte njeri i idealit, derisa shtëpia e tij ishte baza e UÇK-së.

Në prani të shumë pjesëmarrësve të shtunën në ambientet e Kuvendit Komunal u promovua libri i autorit, gazetarit, veprimtarit e publicistit Ismet Rashiti i titulluar: “Mbi të gjitha liria”.

Mustafë Shala padyshim që ishte emblema e qytetit të Gjilanit dhe ishte figura më pozitive e bamirësisë dhe ndihmës konkrete, në të gjitha dimensionet e paraluftës, gjatë luftës dhe pasluftës.

Duke përkujtuar kohët e vjetra kur Mustafë Shala po mendonte për organizimin e armatosur për ta çliruar Kosovën, Ahmet Isufi bashkëveprimtar ka thënë se Mustafë Shala ka lënë gjurmë e trashëgimi të pasur për vlerat e kombit.
“Mustafa ishte njeri human e i vendosur dhe punonte vazhdimisht që Kosova të bëhej e pavarur derisa ëndërr e kishte bashkimin kombëtar. Mustafa ka përkrahur çdo kategori që ka pasur nevojë e në veçanti veteranët e luftës dhe ata që ia kthyen pushkën Serbisë” është shprehur Isufi.

Isufi tha se Mustafa ishte njeri i idealit derisa shtëpia e tij ishte baza e UÇK-së.

Edhe, Arbër Ismajli tha se Mustafë Shalën e kishim simbol dhe udhërrëfyes sepse ishte njeri me vlera, me ndershmëri dhe i përkushtuar për vlerat kombëtare.

Bujar Nevzati tha se Mustafë Shala ishte shok i mirë dhe besnik dhe dyert tona ishin gjithmonë të hapura nga familja Shala.

Edhe, Ismajl Kurteshi tha se Mustafë Shala në kohët më të rënda ka ofruar telefoninë tij për nevojat e UÇK-së dhe të çështjes kombëtare kurse pas luftës ka ndihmuar shumë në infrastrukturën e FSK-së.

Qazim Azizi tha se biblioteka e Gjilanit as që mund të mendohet se do të fillonte punën pas luftës pa kontributin financiar të Mustafë Shalës.

Eliza Shala ka falënderuar në emër të familjes Shala duke thënë se ata janë krenar që edhe pas vdekjes po e ndjekin trashëgiminë e pasur që na ka lënë kryefamiljari ynë Mustafa.

Edhe Kushtrim Kadriu kryesues i Kuvendit ka thënë se Mustafë Shala është njeriu më me ndikim në Gjilan që ka ndihmuar të gjitha kategoritë.

Ndërsa autori i librit Ismet Rashiti përmes një video nga Zvicrra dha mesazhin e tij për librin, Mustafën dhe bisedat që ka zhvilluar me të.

Letra e plotë e ismet Rashitit:

Kam kënaqësi të veçantë që më është dhënë mundësia të shkruaj monografinë me titull “Mbi të gjitha liria – Mustafë Shala, i përkushtuar i çështjes shqiptare”, për njeriun e përmasave të gjithanshme – pinjoll i një familjeje me traditë atdhetare brez pas brezi.

Vetë Mustafa ishte njeri me tipare tradicionale, i edukuar dhe i frymëzuar në odën e madhe të familjes Shala, nga paraardhësit e tij: Ismajli, Emini dhe babai Selim Shala – Poneshi. Ato që kam mësuar gjatë shkrimit të këtij libri, mund të them se Mustafa ishte familjar i mrekullueshëm: bashkëshort, vëlla, baba e gjysh i dashur. Me një fjalë, ishte njeri – njeri me zemër të madhe dhe me ideale të larta kombëtare dhe humane.

Dhe s’kishte si të ishte ndryshe, kur vinte nga dy familje të mëdha luftëtarësh të lirisë: Nga ana e babait ishte stërnip i Smajl Poneshit, ndërsa nga ana e nënës ishte djalë i motrës së atdhetarit Hajrullah Tërpeza. Mustafa, si të thuash, i kishte gërshetuar virtytet më të mira liridashëse të këtyre dy familjeve të njohura në Anamoravë e më gjerë në botën shqiptare. Këtë e ka dëshmuar me vepra konkrete dhe jo me fjalë boshe, sa herë që e ka kërkuar nevoja.

Me Mustafën jemi njohur në veprimtari të përbashkëta për Republikën e Kosovës në Gjenevë, ku ishte vendosur qysh në vitin 1974, deri më 1991, kur u kthye përfundimisht në Kosovë për t’u angazhuar në jetën politike dhe ekonomike. Pavarësisht largimit fizik, raportet tona me Mustafën gjithnjë kanë mbetur miqësore, sepse na bashkonte një ideal i përbashkët – çlirimi i Kosovës nga okupatori serb.

Disa vite pas çlirimit të Kosovës, gjatë një takimi miqësor, lindi ideja për shkrimin e një libri monografik për Mustafën, sepse tashmë familja Shala kishte arritur suksese të mëdha në biznes dhe kishte dhënë kontribut të madh për çlirimin e Kosovës në të gjitha fushat e jetës. Motoja e Mustafës, natyrisht e mbështetur nga vëllezërit Feimi, Fadili, Saqipi dhe nipi i dashur, Albani, ishte: “Mbi të gjitha, liria e Kosovës. Pa liri nuk na duhet as pasuria jonë.”- thoshte Mustafa sipas shembullit të Hasan Prishtinës.

Kjo ndjenjë fisnike e familjes Shala kishte nisur që nga babai Selimi, i cili paratë e haxhit i kishte dhënë ndihma për çlirimit të Kosovës.

Uji Dea

Gjatë rrugëtimit të tij atdhetar dhe human, Mustafë Shala kishte pasur përkrahje të fortë nga bashkëshortja Zijaverja, që vinte nga familja e dëshmorit Selver Kryeziu.

E donte shumë dhe e çmonte vajzën e dashur, Adelinën, mbesat Dea-n dhe Lisa-n, dhe saherë ua zinte emrat në gojë, ndalej, përpihej nga emocionet dhe i dukej shkëlqimi i lotëve në sy. Fliste edhe për motrat e dashura Minaveren dhe Nazmijen, të cilat në forma të ndryshme, ishin bërë pjesë e kauzës kombëtare për çlirim.

Gjatë shkrimit të librit, Mustafa fliste me admirim edhe për nënën dhe tezet e tij: Nailen, Sabrijen, Naxhijen dhe vajzën e vetme të Hajrullah Tërpezës, Lutfije Murtezin – të cilat kishin përjetuar drama të mëdha shpirtërore vetëm e vetëm pse ishin motrat, përkatësisht vajza e Hajrullah Tërpezës.

Nga faktet dhe dëshmitë e shumta që kam parë me sy dhe më pas i kam përfshirë në libër – gjatë viteve më të rënda të okupimit, gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj, në ndërtimin e institucioneve shtetërore – Mustafë Shala kishte ndihmuar me mjete financiare: jetën kulturore dhe sportive, arsimin, partitë politike, shoqata humanitare të ndryshme, individë e institucione komunale e ushtarake. Me një fjalë Mustafa ishte aty ku e kërkonte nevoja, pa u lodhur, pa u kursyer, e pa u frikuar asnjëherë.

Përkushtimi dhe ndihmat që kishte dhënë për UÇK-në, në logjistikë dhe me shtëpinë e tij të shndërruar në bazë informimi gjatë luftës çlirimtare, kanë bërë që Mustafë Shala të jetë veteran i UÇK-së dhe të marrë një numër të madh mirënjohjesh e dekoratash nga institucione të ndryshme shtetërore dhe komunale.

Si autor i librit “Mbi të gjitha liria – Mustafë Shala, i përkushtuar i çështjes shqiptare”, më duhet të them patjetër se nuk e kam pasur aspak të lehtë bashkëpunimin me Mustafën. Ai ishte tepër modest dhe nuk fliste kurrë në vetën e parë. Duhej të bisedonim gjatë dhe për shumëçka, vetëm që të mësoja sadopak për kontributin e tij dhe të familjes Shala.

“E rëndësishme është që e kemi arritur qëllimin”-thoshte shpesh, duke tentuar të shmangte vëmendjen nga vetja. Prandaj edhe shkrimi i këtij libri zgjati pothuajse dy vjet. Mustafë Shala ishte më tepër i prirur të fliste me admirim për kontributin e të tjerëve se sa për kontributin e tij si individ apo si pjesë e një familjes atdhetare.

Megjithatë, pas shumë përpjekjesh dhe një bashkëpunimi të gjatë, arrita ta botoj librin “Mbi të gjitha liria”, pa pretenduar asnjëherë se e kam përfshi tërë veprimtarinë atdhetare dhe kontributet financiare të Mustafës dhe të familjes Shala në tërësi.

Si autor i librit, i falënderoj të gjitha autoritetet komunale që kanë kontribuar në organizimin e këtij promovimi si një mirënjohje postmortum për atdhetarin dhe personalitetin e shquar gjilanas, Mustafë Shala.

Me këtë rast dua t’i falënderoi nga zemra edhe Profesor, Shefik Shkodra dhe shkrimtarin, Rrahim Sadiku, për kontributin e tyre me shkrime, lekturë dhe këshilla profesionale në mënyrë që ky libër të dalë sa më komplet. Falënderoj tërë familjen Shala për kontributin e saj, duke afruar çdo mundësi, e një kontribut të mirë me sygjerime plotësuese, e ka dhënë edhe vajza, Adelina.
Po e përfundoj këtë fjalë, duke përkujtuar në çdo moment Mustafën – mikun tim të paharruar, atdhetarin, bamirësin, shtet formuesin dhe shtetndërtuesin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Mustafë Shalën!/rajonipress/

Të tjerët për mungesën e Mustafë Shalës – prononcime e deklarata:

Mustafë Shala e ndihmoi dhe e përkrahu pa kursim rezistencën paqësore në vitet e 90-ta dhe luftën çlirimtare në vitet 1998-99 ka shkruar Albin Kurti në librin e kujtimeve për Mustafë Shalën.

Pas luftës mbështeti “Miqtë e TMK-së”, Lëvizja Vetëvendosje dhe kudo e kushdo që kishte nevojë e në shërbim të së mirës së përgjithshme qytetare e njerëzore, shoqërore e kombëtare, popullore e shtetërore, ndërmarrës humanist dhe trim i qetë që ka lënë kujtime dhe gjurmë të pashlyeshme në progresin e vendit tonë ka shkruar Kurti.

Mustafë Shala ishte pjesë organizative e UÇK-së dhe ishte veteran i luftës, ishte një nga afaristët më të zellshëm që e ndihmoi me shpirt e zemër rritën e TMK-së dhe më vonë FSK-së. Flamuri shqiptar për Mustafë Shalën ishte i shenjtë dhe në varrimin e tij ju plotësuan dy dëshira të mëdha, prezenca e FSK-së dhe dorëzimi i flamurit shqiptar pjesëtarëve të familjes.

Duke përkujtuar kohët e vjetra kur Mustafë Shala po mendonte për organizimin e armatosur për ta çliruar Kosovën, Ahmet Isufi bashkëveprimtar ka thënë se Mustafë Shala ka lënë gjurmë e trashëgimi të pasur për vlerat e kombit.
“Mustafa ishte njeri human e i vendosur dhe punonte vazhdimisht që Kosova të bëhej e pavarur derisa ëndërr e kishte bashkimin kombëtar. Mustafa ka përkrahur çdo kategori që ka pasur nevojë e në veçanti veteranët e luftës dhe ata që ia kthyen pushkën Serbisë” është shprehur Isufi.

Kurse Lutfi Haziri ish kryetar i Gjilanit ka thënë se Mustafë Shala ishte vlerë qytetarie e kombëtare për Gjilanin e Kosovën.

“Mustafë Shala do i mungojë Gjilanit, do i mungojë shoqërisë e të gjithë atyre ndaj të cilëve kuleta e tij ishte e hapur. Mustafa kishte virtyte familjare e atdhedashurie dhe asnjëherë nuk ka ditur të thotë “Jo” ose të largohet nga situatat e ndryshme. Ai më zgjodhi mua në shoqëri sepse ishte i tillë dhe i donte gjerenatat e reja dhe i përkrahte të gjithë ata që kishin vlera çlirimtare. 31 gushti i këtij viti do të mbetet peng për një qytet sepse nuk do të jetë i njëjtë pa Mustafë Shalën ndërtuesin dhe kontribuuesin e madh të çështjes kombëtare e shtetit të Kosovës” kishte thënë Haziri.

Mustafa ishte fjalëpakë, por mjaftë konkret dhe i saktë në marrjen e qëndrimeve dhe vendimeve të tij edhe kur ishte fjala për me e përkrahë di kënd si individ e si organizim, por edhe në marrëveshjet që i bënim për me i zhvillue aktivitetet në hapësirat e hotelit të familjes së tij kishte thënë Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.