United Hospital

Mustafa: Me Specialen siguruam mbështetjen e SHBA-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale ka marrë shumë urime nga vendet mike të Kosovës, me theks të veçantë ka përmendur mesazhin e zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee. Mustafa ka thënë se Yee e ka siguruar atë se SHBA-të do të jenë përkrah shtetit të Kosovës në të gjitha fazat e ndërtimit dhe integrimeve evropiane e euroatlantike. Mustafa këtë e ka bërë të ditur të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

“Ai ka shprehur mirënjohjen e madhe për Qeverinë e Kosovës dhe për Kuvendin e Kosovës për vendimin lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe Prokurorisë së veçantë. Po ashtu ka shprehur përkushtimin e SHBA-ve që të na përkrahin në të gjitha fazat e zhvillimit tonë, integrimit euroatlantik dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, ka deklaruar Mustafa.

Në këtë mbledhje ekzekutivi i vendit ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërsa i pari i Qeverisë ka thënë se kjo marrëveshje shënon përkufizimin e shtetit të Kosovës.

“Konsideroj se iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi është tepër e rëndësishme për zhvillimin tonë. Sepse kjo shënon përkufizimin shtetëror të shtetit tonë me vendet fqinje dhe ndërtimin e marrëdhënieve të reja mbi bazën e respektimit të kufijve shtetërorë”, ka shtuar Mustafa.

United Hospital

Kurse, zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, ka folur për rëndësinë që do të ketë kjo marrëveshje për të dyja vendet.

“Pas përmbylljes së demarkacionit me Maqedoninë, është punuar intensivisht tash e tri vjet nga ky komision që kjo çështje të përballet edhe me Malin e Zi. Komisioni ka bërë një punë profesionale, prandaj kam nderin t’ju informoj në pika të shkurtra rreth nismës për lidhjen e marrëveshjes për kufirin shtetëror me Malin e Zi. Marrëveshja e lartpërmendur përveç rëndësisë dhe përmbajtjes së saj do të avancojë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi”, është shprehur Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka kërkuar që të ndahet një fond për kompensimin e dëmeve në bujqësi, të shkaktuara nga vërshimet që ndodhen këto ditë, por edhe muajt më herët./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.