Fundamenti

Mustafa: Libri për Gjilanin me rrethinë rrinë i “prangosur prapa grilave”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Libri i quajtur studim monografik me titullin “Gjilani me rrethinë” është i vetmi libër i shkruar me kompetencë profesionale dhe me konsensus të plotë politik. Ky libër është inaugurua në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në sallën e kuvendit të komunës së Gjilanit. Pra, me 28 Nëntor 2012. E kemi dërgue në vitin 2013 në shtyp dhe aty ka mbetur për 6000 euro pa u shtypur. Lutfi Haziri nuk e pati vullnetin që ky libër të jetë pjesë e bibliotekave tona dhe kudo nëpër institucionet e komunës e të Republikës. Ky është libri në të cilin janë shtjellue zhvillimet 270 vjeçare të historisë së komunës tonë nga të gjitha fushat. Nga gjeneza e saj, nga gjeografia me demografi, nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, kultura, sporti…ka shkruar Qemajl Mustafa.

Uji Dea

”Për fat te keq, qëllimisht, ky libër mbahet “i prangosur” dhe i ngjan një të burgosuri politik i cili përkundër dijes dhe potencialit të madh që e ka, s’mund të komunikojë me të tjerët. Cilido që donë ta lexojë këtë thesar të Gjilanit e Anamoravës, (edhe me ndonjë të metë natyrisht, sepse është botimi i parë) le ta dërgon adresën e tij elektronike dhe do ta keni formën elektronike të radhitur sikur edhe është dërguar për shtyp. Respekt për këshillin e autorëve, për lexuesit e monografisë dhe për qytetarët e Gjilanit e Anamotavës të cilëve edhe u dedikohet kjo monografi” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.