UBT

Mustafa kërkon zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK-së, njëherësh edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar zhvillimet e sotme që ndodhë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Mustafa ka thënë se sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe Kosovën.

“Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

FIDANISHTJA

Postimi i plotë:

Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend.
Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.