UBT

Zbehen shpresat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Maloku: Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, “kushtëzim i ri joformal”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kosova nuk është përfshirë as këtë herë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, mbledhja e të cilit u mbajt këtë javë, duke zbehur shpresat për anëtarësim të shpejtë në këtë organizatë evropiane të të drejtave të njeriut.

Politologu, Albinot Maloku, në intervistë për Ekonomia Online, tha se pas kësaj mospërfshirjeje qëndron një zinxhir faktorësh të ndërlidhur, në mesin e të cilëve spikat një “kushtëzim i ri joformal” për Kosovën, i lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Kjo mosvendosje në agjendë të Këshillit të Evropës të anëtarësimit të Kosovës në KiE, është i ndërlidhur në mënyrë zinxhirore me shumë faktorë, të cilët kanë dhënë këto efekte dhe këtë situatë. Kryesorja është që Këshilli i Evropës ka vendosur edhe disa kushte në një formë ose tjetër që ndërlidhen me jetësimin e planit, të marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër që ka ndodhur gjatë ish- qeverisjes Kurti. Për rrjedhojë, kjo është një çështje, e cila është bërë kusht i ri në një formë jo zyrtare për Kosovën dhe në të cilën Kosova duhet t’i japë ecjet e saj, siç ka ndodhur me rastin e tokave të Manastirit të Deçanit që Kosova i ka pranuar si të mirëqena jetësimin e këtyre kushteve me shpresën që do të ecet përpara drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Maloku e sheh gjithashtu edhe mungesën e një angazhimi institucional serioz në Kosovë si një faktor që ka ndikuar në këtë stagnim.

KV

“Është edhe pjesa tjetër, ku si pasojë e mungesës së institucioneve qeverisëse në Kosovë, kemi këtë mosangazhim, duke parë këtë mosseriozitet të Kosovës edhe nga ana e vendeve përkrahëse në kuadër të Këshillit të Evropës që të ecet përpara drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit, pavarësisht se nuk është nënshkruar formalisht, për faktorët ndërkombëtarë konsiderohet obligative për Kosovën dhe mungesa e zbatimit të saj është kthyer në një pengesë të re drejt integrimit.

“Jetësimi i planit të ndodhur në Bruksel dhe në Ohër gjatë qeverisjes së ish- kryeministrit Albin Kurti është një prej pengesave, e cila do të bëhet edhe kusht në një formë ose tjetër edhe për Këshillin e Evropës. Për arsye se janë shumë vende, sidomos Gjermania dhe Franca mbi të cilat institime është formuar plani franko-gjerman, konkretisht pajtimi i ndodhur në Bruksel dhe në Ohër. Ajo marrëveshje, e cila nuk është nënshkruar, por që për faktorin ndërkombëtar është obligative për Kosovën për faktin që edhe Kosova, edhe Serbia i kanë thënë po kësaj marrëveshjeje. Për rrjedhojë, jetësimi i saj, siç ka ndodhur me tokat e Manastirit të Deçanit, hap rrugë edhe vazhdimin aty ku ka mbetur Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha për EO politologu, Albinot Maloku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.