FITORJA

Mrika Shala: Qytetarët duan mirëqenie jo përralla, e duan vendin e tyre me të mirat dhe të metat e saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nuk mjafton ti takosh një herë në katër vite, dhe ti premtosh se në mandatin tjetër do të jemi edhe më të mirë, ndërsa gjatë një mandati ke menaxhuar me 12 miliardë euro thotë kandidatja për deputete Mrikë Shala nga Koalicioni për Familjen.

Postimi i plotë:

Ne jemi për ju.

Ne flasim për ju.

Ne mendojmë për ju.

Koalicioni Për Familjen 129

Dështimet në vazhdimësi në Ekonomi, Shëndetësi, Arsim dhe në fusha të tjera, nuk i lënë shumë vend kësaj qeverie për tu krekosur me të arritura, prandaj dështimet e tilla nuk do ti faleshin askujt që në fjalorin e tij ka vetëm fjalën zhvillim.

Të ngasësh veturën pa adresë “destinacion”, do të thotë se nuk di për ku je nisur, dhe njëkohësisht derivate shpenzon pa kontroll!

Qytetarët e Republikës së Kosovës, në regjistrimin e fundit janë deklaruar se besojnë në zot, tu thuhet se fetë shkojnë e vijnë e ne mbesim, jo që është e turpshme, por edhe fyese, sepse fetë asnjëra as tjetra nuk e pengojnë që të shtyjë përpara projektet dhe idetë zhvillimore.

Qytetarët e këtij vendi që zoti i ka falë këtu, me një tolerancë të jashtëzakonshme ndërfetare, kanë më së paku nevojë tu thuhet se kush ka shkuar dhe kush ka ardhur, sepse ata janë vetë rrjedha e saj.

FIDANISHTJA

Qytetarët duan mirëqenie jo përralla, e duan vendin e tyre me të mirat dhe të metat e saj, duan të kenë zërin e tyre nëpërmjet kuvendarëve aty ku flitet për ta dhe gjithçka rreth tyre.

Nuk mjafton ti takosh një herë në katër vite, dhe ti premtosh se në mandatin tjetër do të jemi edhe më të mirë, ndërsa gjatë një mandati ke menaxhuar me 12 miliardë euro.

Stadiumet nuk ndërtohen me fjalë. Duhet GUXIM!

Mjaftë lojë janë luajtur në stadiume improvizuese.

Mos ndëshkoni veten tuaj qytetarë të nderuar.

Mos u jepni mundësinë të luajnë me ndjenjat e juaja atyre që asnjëherë nuk ngritën zërin për ju.

Ne jemi për ju.

Ne flasim për ju.

Ne mendojmë për ju. #27 Mrika Krasniqi Shala
Koalicioni Për Familjen 129

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.